Vendos Messi, Barcelona mposht Atleticon në Madrid dhe rimerr kreun
Sport

Vendos Messi, Barcelona mposht Atleticon në Madrid dhe rimerr kreun

02.Dec.2019 08:30
0

Vetëm pak orë para mbrëmjes gala të dhënies së Topit të Artë, që do të mbahet nesër në mbrëmje në Paris, Lionel Messi ka pushtuar “teatrin” e futbollit “Wanda Metropolitana”, në ndeshjen më të rëndësishme të javës në kampionatin spanjoll.

Ylli argjentinas ishte autori i golit të vetëm të takimit mes Atleticos së Madridit dhe Barcelonës, i shënuar vetëm pak minuta para vërshëllimës finale të takimit, që u dha katalanëve një fitore të rëndësishme, që i ngjit sërish në krye të La Ligës.

Pjesa e parë foli tërësisht për vendasit, që panë topin të përplasej në shtyllë dhe disa herë të tjera të pritej mrekullisht nga portieri gjerman Andres ter Stegen,i cili ishte i pakalueshëm në goditjet e Moratës, Hermosos dhe Joao Felix.

Ndryshon tërësisht Barcelona në pjesën e dytë, sepse ndryshe nga 45 minutat e para, ku kaloi shumë rrallë gjysmëfushën e saj, këtë herë pa vazhdimisht nga porta e Oblak dhe i shkoi disa herë pranë golit, duke gjetur edhe traversën e kuadratit të Atletisos.

Në minutën e 86’ erdhi edhe aksioni që prodhoi golin me vlerë 3-pikëshe për Barcelonën, ku Lionel Messi iu afrua zonës me topin në këmbë, shkëmbeu një pasim të shpejtë me Luis Suarez dhe më pas lëshoi një gjuajtje perfekte me të majtën, duke çuar topin në rrjetë.

Goli “u preu gjunjët” vendasve të Simeones, që gjithsesi provuan gjithçka deri në vërshëllimën finale, por pa arritur të shënojnë dhe të shmangin humbjen. Pas kësaj jave, Barcelona dhe Reali i Madridit kryesojnë La Ligën me 31 pikë, ndërsa Atletico Madrid ka mbetur disi mbrapa me vetëm 25 pikë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton, Ibrahim Rugovën në 75 vjetorin e lindjes
6 sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration