Vendimet e reja të Qeverisë në Kosovë: Nuk lejohen dasmat në restorante (vendimi)
Rajoni dhe Politika

Vendimet e reja të Qeverisë në Kosovë: Nuk lejohen dasmat në restorante (vendimi)

01.Jun.2020 09:29
0

Qeveria në detyrë e Kosovës të dielën mbajti mbledhjen e radhës, ku edhe njoftoi për hapjen e disa prej bizneseve në kuadër të fazës së tretë të lehtësimit të masave të vendosura për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Por, vendimet e fundit të ekzekutivit kosovar nuk kanë përfshirë hapjen e klubeve të natës dhe organizimin e dasmave.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ka publikuar një urdhëresë ku ndalohen ato. 

“Nuk lejohet të operojnë klubet e natës, organizimi i ahengjeve në salla dasme ose objete të tjera dhe veprimtari të tjera të ngjashme”, thuhet në urdhëresën e MEPTINIS.

Në këtë dokument, i cili mban nënshkrimin e ministres Rozeta Hajdari, janë dhënë udhëzimet që duhet të ndiqen nga qendrat tregtare, lokalet e gastronomisë, kafiteritë dhe restorantet, të cilat mund të punojnë nga 1 qershori.

Ky është njoftimi: 

Në Shqipëri sot hapen çerdhet e kopshtet, kufijtë tokësorë dhe plazhet
Vuçiq: U mposhtëm më 1999, pa e zgjidhur problemin me Kosovën s’mund të hyjmë në BE
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration