Vendet e Kuint-it kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi
Rajoni dhe Politika

Vendet e Kuint-it kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

13.Aug.2019 13:43
0

Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Vendet e Kuinti-it, përmes një komunikate, kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, që siç thuhet, “është e nevojshme për të dyja vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”.

“Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal. Status quo pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe thjeshtë nuk është e qëndrueshme. Pas viteve të tëra të ngecjes ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurt dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët”, thuhet në komunikatë.

Qeveritë e vendeve të Kuint-it, theksojnë se janë të gatshme të forcojnë rolin në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së.

 

Megjithatë ato theksojnë se një gjë të tillë, mund ta bëjnë vetëm kur palët të japin shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve.

“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, thuhet në komunikatë.

 

Kosova dhe Serbia e kanë ndërprerë dialogun për normalizim marrëdhëniesh qysh në fund të vitit të kaluar, kur Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia.

Qeveria e Kosovës pati thënë se ky vendim është si kundërmasë ndaj fushatën se Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës.

Pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për heqjen e taksës, Kosova vazhdon ta mbajë në fuqi atë.

Serbia e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës.

Eksperti amerikan Kupchan: Çështja e shkëmbimit të territoreve në tavolinë të negociatave Kosovë-Serbi
Ambasadori rus në Beograd ka vërejtje për deklaratën e sotme të QUINT’it për dialogun
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration