Vdiq gruaja e kasapit të Ballkanit, Mira Markoviq Millosheviq
Rajoni dhe Politika

Vdiq gruaja e kasapit të Ballkanit, Mira Markoviq Millosheviq

14.Apr.2019 16:58
0

Ka vdekur në moshën 76 vjeçare, e veja e kasapit të Ballkanit, Mira Markoviq Millosheviq, siç raportojnë mediat serbe ajo ka vdekur sot rreth orës 15:30, në Rusi.

Ajo konsiderohej krah i djathtë i Sllobodan Millosheviqit, udhëheqësit më famëkeq të pasluftës së dytë botërore, nga politikat e të cilit më së keqi e pësuan shqiptarët, boshnjakët e kroatët.

Ndër të tjera, ajo ishte e dënuar me një vit burgim për shkak të ushtrimit të ndikimit në anëtarët e Qeverisë për ndarë në mënyrë të paligjshme banesa shtetërore. Ishte gjykuar në vitin 2018, 15 vjet pas nisjes së procesit gjyqësor. Ishte dënuar në mungesë, meqë ishte duke jetuar në Moskë. 

Ajo ka lindur më 10 korrik 1942.

Vetëm shtatë gra në botë mund të vishen me të bardha para Papës
Vuçiqin e shqetëson takimi i Berlinit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration