Vdes nga COVID-19 kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej: Ai ishte shkolluar edhe në Prizren
Rajoni dhe Politika

Vdes nga COVID-19 kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej: Ai ishte shkolluar edhe në Prizren

20.Nov.2020 13:53
0

Mëngjesin e sotëm ka vdekur kreu i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), patriarku Irinej (Gavriloviç) nga COVID-19 në spitalin ushtarak "Karaburma" në Beograd.

Siç thuhet nga Kisha Ortodokse Serbe, publiku do të informohet së shpejti për të gjitha detajet e tjera në lidhje me varrimin e patriarkut.

Patriarku Irinej ka qenë duke marrë trajtim për koronavirusin në një spital në Beograd që nga 4 nëntori dhe ai ishte gjithashtu i lidhur në respirator.

Ai lindi më 27 gusht 1930, nga prindërit Zdravko dhe Milijana Gavriloviç në fshatin Vidove afër Çaçakut.

Në pagëzimin e tij, ai u emërua Miroslav. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes dhe pas shkollës së mesme në Çaçak dhe shkollën e mesme 5-vjeçare teologjike në Prizren. Ai u diplomua në Fakultetin e Teologjisë në Beograd. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak, ai u emërua zëvendës (profesor) i shkollës së mesme teologjike të Prizrenit.

Para se të merrte detyrën si profesor, në tetor 1959, në manastirin e Rakovica, ai u gradua nga patriarku serb, duke marrë emrin Irinej.

Në ditën e së Premtes së Shenjtë të të njëjtit vit, ai u shugurua një hieromurg në kishën Ruzhica në Kalemegdan. Ndërsa shërbente si profesor në shkollën e mesme teologjike të Prizrenit, ai u dërgua në studime pasuniversitare në Athinë.

Ai u emërua drejtor i Shkollës Murge në manastirin Ostrog në vitin 1969, nga ku u kthye në Prizren në pozicionin e rektorit të shkollës së mesme teologjike.

Në vitin 1974, ai u zgjodh vikar i patriarkut serb me titullin ipeshkv i Moravicës.

Ai u zgjodh peshkop i Nishit në vitin 1975. Në Sinodin e Shenjtë të Ipeshkvijve të KOS-it më 22 janar 2010, ai u zgjodh kryepeshkop i Pejës, metropolit i Beogradit dhe Karllovacit dhe patriark i Serbisë.

Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, flet ish-ambasadori Vukaj: Rusia fshihet pas çdo gjëje
Pas 4 viteve hyn në funksion kolektori i rrjetit të kanalizimit në Bujanoc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration