Vazhdon të digjet pylli më i madh tropikal në botë, Amazona
Rajoni dhe Politika

Vazhdon të digjet pylli më i madh tropikal në botë, Amazona

24.Aug.2019 10:51
0

“Mushkëria e gjelbër e botës”, sikurse quhet territori i Amazonës, është përfshirë nga flakët: Tani në grindjen me Brazilin për djegiet e pyjeve në territorin e Amazonës krahas Francës, Irlandës dhe Finlandës tani edhe Komisioni i BE-së ka kërcënuar me pasoja.

Djegiet në pyllin më të madh tropikal të botës po i ndjekim me shqetësim dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë, tha zëdhënësja e Komisionit Mina Andreeva. Instrumenti më i mirë i BE-së është influenca ndaj qeverisë braziliane, duke i bërë asaj presion përmes Marrëveshjes së fundit Mercosur për Tregtinë e Lirë. Kjo marrëveshje i detyron palet kontraktuese, ndër to Brazilin, që të respektojnë standardet e mjedisit dhe ato të Marrëveshjes së Parisit për Klimën të vitit 2015.

Me Marrëveshjen Mercosur BE dhe katër vende amerikano-jugore synojnë të krijojnë zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë. Kjo do t’i kursejë çdo vit sipërmarrjeve të BE-së katër miliardë Euro dogana dhe do të nxisë eksportet. Në Marrëveshjen Mercosur bëjnë pjesë Argjentina, Brazili, Paraguaji dhe Uruguaji.

Marrëveshja e arritur në fund të qershorit megjithatë ende nuk është ratifikuar nga të gjitha vendet e BE-së. Ekologjistët në Gjermani kanë kritikuar, që BE-ja i ka besuar premtimit të presidentit brazilian Jair Bolsonaro, por nuk ka vendosur rregulla efektive për zbatimin e mbrojtjes së klimës dhe të të drejtave të njeriut. Edhe partia E Majta kërkon ndalimin e marrëveshjes.

Komisioni i BE-së përshëndeti që zjarret në pyjet tropiakle, me kërkesën e presidentit francez, Emmanuel Macron, do të jenë temë në takimin e grupit G7 në fundjavë në Biarritz të Francës. Edhe kancelarja Angela Merkel u shpreh, për këtë sikurse njoftoi zëdhënësi i saj Steffen Seibert në Berlin. Në sfondin e rëndësisë globale dhe “situatës tronditëse me mijëra zjarre” është e udhës që të flitet për këtë çështje në samitin e G7.

Franca deklaroi ndërkohë, se do ta bllokojë marrëveshjen e tregtisë. Presidenti Emmanuel Macron ka arritur në konkluzionin, se presidenti brazilian Jair Bolsonaro e ka “mashtruar” atë lidhur me objektivat e tij për mbrojtjen e klimës, tha një nëpunës i nivelit të lartë të presidentit Macron. “Në këto rrethana Franca e refuzon Marrëveshjen Mercosur në formën aktuale”.

Zjarret në Amazona po shkatërrojnë mushkërinë e gjelbër të Brazilit

Edhe Irlanda kërcënon, siaps mediave, me bllokimin e marrëveshjes Mercosur, në rast se Brazili nuk e mbron më mirë pyllin tropikal. Kryeministri Leo Varadkar është i shqetësuar për përmasat rekord të shkatërrimit të pyllit tropikal, njofton gazeta “Irish Independentduke iu referuar deklarimeve të kryeministrit. “Irlanda nuk asnjë mënyrë nuk do ta miratojë Marrëveshjen Mercosur, në rast se Brazili nuk u përgjigjet detyrimeve për mbrojtjen e mjedisit”, thekson Varadkar.

Finlanda bëri fjalë për ndalimin e importeve të mishit të vçit nga Brazili në BE. Në sfondin e shkatërrimit të pyllit tropikal, ministri finlandez i Financave Mika Lintila propozon, që BE-ja dhe Finlanda urgjentisht të verifkojnë mundësinë e bojkotit të këtij importi nga Brazili. Zjarret në pyllin tropikal të Amazonës në Brazil janë një “kërcënim për të gjithë planetin”, tha ai. “Ne duhet të veprojmë urgjentisht.” Finlanda ka aktualisht presidencën e radhës në BE.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro dekalroi ndërkohë, se do të verë flakët nën kontroll duke angazhuar ushtrinë. Në Brazil prej ditësh gjëmojnë zjarret në pyje, më të rëndat që prej shumë vitesh. Që nga janari sivjet zjarret në pyje janë shtuar me 83 përqind, sikurse njofton gazeta “Folha de S. Paulo”. Gjithsej janë regjistruar 72.843 zjarre. Në shumicën e rasteve kanë qenë të prekura prej zjarreve pyje në prona private, por edhe në zona të mbrojtura natyrore dhe prona të popullsive indigjene./DW

 

iPhone 11 mund të ketë Face ID që mundëson identifikimin e përdoruesit nga kënde të ndryshme
Ndërron mendje agjenti i Hysajt: Është i vendosur të qëndroj te Napoli
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration