Vazhdon nata e dytë festivali tradicional “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë
Lugina Kulturë

Vazhdon nata e dytë festivali tradicional “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

17.Oct.2019 11:10
0

Nga 16 tetori ka filluar në Preshevë edicioni i pesëmbëdhjetë i festivalit tradicional “Ditët e Komedisë Shqiptare” ku do të marrin pjesë trupa teatrore nga trojet shqiptare. Festivali mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë nga data 16 tetor deri më 20 tetor të këtij viti. 

Vlen të thuhet se në natën finale të festivalit do të ndahen edhe pesë çmime si për shfaqjen më të mirë, aktorin dhe aktoren më të mirë, çmimi special dhe regjia më e mirë.

Festivali është hapur me komedinë e Teatrit të Preshevës “Misteri” me tekst të shkrimtarit italian Aldo De Benedeti dhe nën regjinë e Afeida Boriçi-Memeti. 

“Misteri” me tekst të shkrimtarit italian Aldo De Benedeti me regji të Afeida Boriçi-Memetit, është një komedi elegante që flet për martesë dhe besnikëri me një tekst humoristik e brilant. Në qëndër të veprës qëndron një çift fillimisht besnik, por në një moment gruaja, Marina, ka dëshirë për arrati dhe kështu organizon një udhëtim e vetme. I shoqi, i nxitur edhe nga një miku i tij avokat, përfiton nga rasti për të tentuar të afrojë një konteshë të bukur të cilës i dërgon dy duzina me trëndafila të kuq duke përdorur pseudonimin “Mistero”.

Kurse nesër do tw paraqitet trupa teatrale nga Kumanova me komedinë e titulluar “As andej as këndej” nën regji të Kastriot Abdylit.

 

 

 

 

 

 

 

Ishte në koma prej disa ditësh, ndërron jetë boksieri amerikan
Ashton: S’kemi kërkuar Beogradit dhe Prishtinës të kalojnë vijat e kuqe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration