Valverde e arsyeton vendimin për ta lënë Messin në stol
Sport

Valverde e arsyeton vendimin për ta lënë Messin në stol

07.Feb.2019 09:31
0

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e sqaroi vendimin e tij për ta lënë Lionel Messin fillimisht në bankën rezervë për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Real Madridit. Ai tha se ky vendim erdhi pasi që argjentinasi ishte plotësisht i shëruar nga lëndimi i tij.

Valverde bëri të ditur se 31-vjeçari ishte paksa në vështirësi para se të fillonte ndeshja dhe për këtë arsye ai vendosi që të mos e rrezikonte argjentinasin, transmeton Gazeta Express.

Messi u aktivizua vetëm nga minuta e 63-të e ndeshjes kundër Real Madridit, e cila përfundoi me rezultat 1:1. Ai kishte pësuar lëndim muskulor në ndeshjen e fundjavës, kundër Valencias, të cilën katalonasit po ashtu e barazuan.

“Vendimet që ti i merr, bëhen në bazë të asaj që ti mendon se është më e mira për ekipin dhe lojtarin. Ai ishte në vështirësi. Sot, ai ishte më mirë, por ne menduam se më e mira ishte që ai të aktivizohej në pjesën e dytë”, ka thënë Valverde.

“Ai mund të jetë vendimtar në ndeshjet e tona sepse ne e dimë rrezikun që ai e krijon çdo herë që e merr topin. Nuk e di nëse do të jetë titullar në ndeshjen e radhës. Nëse do të jetë mirë, do të luajë. Shpresoj të jetë kështu”.

Ekipi që do të kalojë në finale të Kupës së Mbretit do të vendoset në ndeshjen kthyese, e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabeu më 27 shkurt. Vetëm katër ditë më vonë, Barcelona do të kthehet në këtë stadium përsëri, këtë herë në kuadër të La Ligës.

​Ja si e festuan basketbollistët e Prishtinës triumfin e mbrëmshëm
Ja se si t’i bëni fëmijët t’i duan librat…
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration