Ushtarakja Hatixhe Berisha rrëfen dashurinë për Serbinë, në Beograd e quajnë ‘heroinë’ (video)
Rajoni dhe Politika

Ushtarakja Hatixhe Berisha rrëfen dashurinë për Serbinë, në Beograd e quajnë ‘heroinë’ (video)

26.Dec.2020 12:27
0

Profesoresha në Akademinë Ushtarake të Serbisë, në Katedrën e Strategjisë, Hatixhe Berisha, në një emision të një televizioni serb, rrëfen se sa shumë e do Serbinë.

Hatixhja, që është nga Klina, thotë në këtë emision se babanë e ka pasë përparimtar, për dallim nga shqiptarët tjerë që nuk i shkollonin vajzat. Ndërsa, shprehet pa turp se është edukuar në frymën e barazisë, sidomos me serbët, shkruan B92.

 

Në këtë emision ajo dhe familja e saj shfaqen të “ndershëm, kozmopolitë e të edukuar për ta mbrojtur tokën e tyre – Serbinë!”

Hatixhja ka lindur në një familje me gjashtë fëmijë, me tre vëllezër e tri motra. Vëllai i saj Izeti vritet në luftë kundër kroatëve, në Vukovar. Në varrimin e tij nuk merr pjesë asnjë shqiptar.

Ajo madje thotë se kur kërcet lufta në Kosovë, UÇK ka shkuar te babai i saj Halliti, për t’ia marrë djemtë e sa ai u thotë që nuk ka djem për të shitur.

Kësaj familjeje, që të gjithë anëtarët i kishte të punësuar ose në Ushtrinë ose në organet tjera të sigurisë të Serbisë, i vritet djali Ademi, në luftë kundër UÇK-së.

Në komemoracionin e tij u tha: “Patriotizmin e dashurinë për Jugosllavinë e ka paguar me jetë”.

E pyetur se e kujt është Kosova, Hatixhja thotë: “Veç e Serbisë”!

Serbia lehtëson disa masa para Vitit të Ri, ekspertët kundër
PVD shpall Ardita Sinanin, kandidate për kryetare të komunës të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration