Ushqimi i cili ia kthen balancën gjëndrës tiroide: Katër super artikuj të cilët mbrojnë trupin nga sëmundja
Trupi dhe shëndeti

Ushqimi i cili ia kthen balancën gjëndrës tiroide: Katër super artikuj të cilët mbrojnë trupin nga sëmundja

27.Nov.2019 10:17
0

Funksionimi normal i gjëndrës tiroide është i domosdoshëm për shëndetin e gjithë organizmit

Ky është ushqimi i cili këtë gjëndër të rëndësishme do ta kthejë në ekuilibër! – transmeton Telegrafi.

 Perimet që kanë formën e lakrave (lakra, lakra e kuqe, lulelakra, lakra me gjethe, brokoli, rrepa e ëmbël) me marinim dhe zierje të shkurtër në zjarr mesatar në sasi të vogël uji dhe më pak se 10 minuta nuk do të humbin enzimat e domosdoshme për luftë kundër sëmundjes së gjëndrës tiroide, transmeton Telegrafi.

Poashtu, edhe me absorbimin e mirë të glukozinolateve në gjak, karbohidratet do të mund të treten më lehtë, ndërkaq do të zvogëlohet edhe prania e goitrogjeneve.

Arra braziliane është e pasur me selen, ndërkaq ky mineral esencial mbron gjëndrën tiroide nga dëmtimet. Nëse hamë vetëm tri arra braziliane në ditë, do të fusim mjaft selen në organizëm.

Algat janë burim i shkëlqyeshëm natyral i mineraleve,duke përfshirë edhe jodin i cili është kyç për punën e drejtë të gjëndrës tiroide.

Perimet me fletë të gjelbra janë të pasura me klorofil, i cili është i rëndësishëm për gjithë shëndetin, mirëpo edhe për shëndetin e gjëndrës tiroide, sepse për vete lidh toksinat, të cilat pengojnë punën e drejtë të kësaj gjëndre të rëndësishme. 

Identifikohen edhe dy viktima, shkon në 27 numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri
WhatsApp mund të sjell tiparin e fshirjes automatike të mesazheve, të ngjashëm me atë në Snapchat
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration