Ushqime që duhet konsumuar nëse pini duhan
Trupi dhe shëndeti

Ushqime që duhet konsumuar nëse pini duhan

25.Feb.2019 08:02
0

Nëse dëshironi që mushkëritë tuaja të jenë të shëndetshme, atëherë lënia e duhanit është gjëja më e mirë, por ajo që gjendet në pjatën tuaj është po aq e rëndësishme, sepse ushqimet e caktuara mund të përmirësojnë shëndetin e mushkërive tuaja.

Në një studim janë përfshirë 680 persona, ku disa prej tyre nuk pinin duhan, disa ishin ish-duhanpirës dhe duhanpirës.
Ata janë përgjigjur në pyetjet në lidhje me ushqimin e tyre momental dhe më pas u janë nënshtruar matjes në spirometër, testi përmes të cilit matet funksioni i mushkërive në bazë të frymëmarrjes.

Ata e kanë përsëritur testin 10 vjet më vonë. Studiuesit kanë ardhur në përfundim se sa më shumë që kanë ngrënë mollë, banane dhe domate ish-duhanpirësit, aq më pak kanë pasur dëme në mushkëritë e tyre gjatë kësaj periudhe.

Kjo është shumë e rëndësishme, sepse plakja dhe pirja e duhanit paraqesin shkaktarin më të madh të funksioneve të mushkërive. Ky ushqim është i mirë sepse përmban shumë antioksidues që ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacioneve të organeve të frymëmarrjes dhe potencialisht përmirësojnë shëndetin e mushkërive.

Grupi i dytë i antioksiduesve që quhen flavonoide, gjithashtu janë përgjegjës për këtë. Këta përbërës gjenden në shumicën e pemëve dhe perimeve dhe e bëjnë frymëmarrjen më të lehtë.
Kjo sqarohet pse mollët dhe bananet janë të lidhura me zvogëlimin e rreziqeve të funksionimit të mushkërive.

Këto ushqime ndihmojnë në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara, që ka ndodhur për shkak të pirjes së duhanit. Në anën tjetër, domatet për shkak të sasisë së lartë të likopenit, e ul rrezikun e paraqitjes së kancerit të mushkërive për 52 për qind.

Reciprociteti në të drejta nuk është zgjidhja fatlume për shqiptarët e Luginës
Nomofobia, apo frika nga mungesa e celularit është në rritje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration