Ultimatumi i BE-së për ta njohur Kosovën, Daçiq: Serbia nuk është në dijeni
Rajoni dhe Politika

Ultimatumi i BE-së për ta njohur Kosovën, Daçiq: Serbia nuk është në dijeni

29.Jul.2020 11:29
0

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq thotë se, ashtu si qytetarët e tjerë, ai mësoi përmes mediave se BE do t’i japë një ultimatum Serbisë për ta njohur Kosovën dhe për të lejuar anëtarësimin e saj në OKB përmes një projekt-marrëveshjeje midis Beogradit dhe Prishtinës në takimin e së enjtes.

Ai thotë se është befasi, që Serbia nuk e di për këtë dhe pyeti se pse po bëhet pikërisht tani, kur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është pjesë e takimit, i cili do të zhvillohet këtë të enjte në mes të Skënder Hysenit nga pala kosovare dhe Marko Gjuriqit nga ajo serbe.

Mbrëmë mediumi serb “Novosti” duke iu referuar burimeve diplomatike tha se në takimin e ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak palës serbe do t’i dorëzohet ky projekt që nënkupton njohjen de-fakto të Kosovës nga Serbia.

Daçiq tha për RTS se prezantimi i këtij dokumenti tani, në këtë fazë të dialogut, do të ishte një befasi, sepse as nuk u njoftua se do të ndodhte.

“Është e çuditshme pse ata po e bëjnë këtë tani. Kjo është arsyeja pse ata po e bëjnë këtë kur Vuçiq nuk është aty? Ata i thanë që dialogu do të vazhdojë në shtator. Nëse ekziston ai dokument, cila është qëllimi për t’ia dorëzuar atë tani. Serbia ka presion edhe nga jashtë edhe nga brenda", tha Daçiq.

 

Shqiptarët e Luginës nuk mundë të hyn në Kosovë, pezullohen linjat e udhëtarëve
Zyrtare: Nuk kërkohen testime nga bashkëqytetarët e Luginës së Preshevës që hyjnë në Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration