Ujin kurrë mos e vloni disa herë: Është më rrezik se sa mendoni!
Trupi dhe shëndeti

Ujin kurrë mos e vloni disa herë: Është më rrezik se sa mendoni!

18.Sep.2019 08:47
0

Doktorët kanë arritur deri te konstatimet e mahnitshme

Nëse e zieni ujin një herë, ai bëhet më i pastër dhe më i sigurt për ta pirë, mirëpo nëse atë proces e përsëritni edhe një herë, rrezikoni të shkaktoni probleme në stomak, transmeton Telegrafi.

Me vlimin e ujit dy herë mineralet e shëndetshme të cilat gjenden në të bëhen të dëmshme, veç kësaj, krijohen edhe gurëz në enë në të cilën uji zihet, ndërkaq ajo është shkaktari kryesor i shfaqjes së gurëve në veshka.

Nitratet

Ato gjenden edhe në ujë, edhe në ajër, edhe në tokë, mirëpo bëhen të rrezikshme nëse u ekspozohen temperaturave të larta.

Temperaturat e larta i shndërrojnë në nitrozamine të cilat janë kanceroze, ndërkaq mjekët i lidhin me shfaqjen e kancerit të vezoreve, zorrës së trashë dhe lukthit.

Fluoridet

Fluoridet në ujë paraqesin rrezik për shëndetin, posaçërisht janë të rrezikshme për zhvillimin neurologjik dhe kognitiv të fëmijëve.

Është publikuar studimi i cili ka treguar që prania e fluorideve në ujë është e lidhur me koeficientin e ulët të inteligjencës te fëmijët, ndërkaq edhe me shkallën e ulët të fertilitetit.

Arseniku

Arseniku është substancë, e cila gjendet në tokë dhe në ujë si pasojë e ndotjes nga pesticidet, si dhe e ndotjes së mjedisit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë konstaton që rreziku më i madh në ujë është arseniku i cili çon deri te helmimi, problemet me organet e tretjes, diabetin, por edhe deri te sëmundjet kardiovaskulare. 

Conte merr përgjegjësinë e humbjes: Nuk ishte futbolli që duam të luajmë, Slavia na dominoi
Snapchat prezanton opsionin 3d të kamerës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration