Udhëheqësit e BE-së arrijnë marrëveshje për fondin e rimëkëmbjes COVID-19
Rajoni dhe Politika

Udhëheqësit e BE-së arrijnë marrëveshje për fondin e rimëkëmbjes COVID-19

21.Jul.2020 09:03
0

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) kanë arritur një marrëveshje historike sot herët për ndarjen e një fondi të rimëkëmbjes nga koronavirusi i ri (COVID-19) prej 750 miliardë eurosh (857.6 miliardë dollarë) dhe buxhetin afatgjatë të bllokut pas katër ditësh bisedimesh maratonike në Bruksel.

"Takimi shumë i gjatë, arriti në një përfundim të mirë", tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Merkel tha se përparimi u arrit pas një propozimi të ri nga Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian për fondin e rimëkëmbjes.

“U ruajt vëllimi i përgjithshëm prej 750 miliardë eurosh. Mjetet e pakthyeshme janë më pak, 390 miliardë euro. Kurse huatë do të jenë në 360 miliardë euro", tha Merkel.

Anëtarët e BE-së u ndanë për nga madhësia dhe kushtet e fondit të rimëkëmbjes, raporton AA.

Vendet anëtare të goditura nga pandemia e COVID-19 u lutën për solidaritetin e BE-së për të zbutur krizën ekonomike, por e ashtuquajtura katërshja Frugale - grupi i vendeve të pasura i përbërë nga Austria, Hollanda, Suedia dhe Danimarka, kishin insistuar në disiplinën buxhetore.

Vaksina e Oksfordit kundër koronavirusit shkakton reagim imunitar
Komuna e Preshevës me masa të jashtëzakonshme, kufizohen këto veprimtari
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration