Turqia pajtohet të pezullojë ofensivën në Siri
Rajoni dhe Politika

Turqia pajtohet të pezullojë ofensivën në Siri

18.Oct.2019 14:13
0

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë pajtuar që të pezullohet ofensiva turke në veri të Sirisë.

Lajmin e bëri të ditur nënpresidenti amerikan Mike Pence, i cili tha se marrëveshja u arrit pas pesë orë bisedimesh me presidentin turk, Reccep Tayyp Erdogan, në Ankara.

“Turqia është pajtuar që të pezullojë operacionin për 120 orë, në mënyrë që lejojë tërheqjen e forcave kurde”, deklaroi Pence.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar me forcat kurde për tërheqje nga zona kufitare.

Pence tha se Turqia dhe SHBA-ja janë pajtuar për “qëllimin e përbashkët për të shkatërruar grupin militant Shteti Islamik".

Forcat e udhëhequra nga kurdët kanë qenë një aleat kryesor i SHBA-së në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Të dyja vendet janë pajtuar për një rezolutë paqësore për zonën e sigurt në veri të Sirisë, tha nënpresidenti Pence.

Para konferencës për media të nënpresidentit Pence nga Turqia, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar marrëveshje me Turqinë sa i përket armëpushimit në veri të Sirisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka falenderuar presidentin e Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, duke thënë se miliona jetë janë shpëtuar.

“Lajme të shkëlqyera nga Turqia. Faleminderit president Erdogan. Miliona jetë do të shpëtohen!”, ka shkruar Trump.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hulusi Akar, deklaroi se SHBA-ja dhe Turqia janë pajtuar që të shkatërrohen pozicionet e kurdëve. Ai tha se operacioni vetëm do të pezullohet për të mundësuar largimin e "terroristëve" nga rajoni.

Turqia e filloi ofensivën në Siri pas tërheqjes së trupave amerikane nga veriu i vendit, të cilat bashkë me forcat kurde, kishin luftuar kundër grupit ekstremist Shteti Islamik.

Pasi vendosi të tërhiqet, SHBA-ja i bëri thirrje Turqisë të ketë kujdes me veprimet e saj.

Por, presidenti Erdogan i injoronte thirrjet e vazhdueshme amerikane dhe të Bashkimit Evropian për të ndalur operacionin.

E, shqetësimet ndërkombëtare u rritën për shkak të mundësisë së një krize të re humanitare dhe ringjalljen e grupit militant ekstremist, Shteti Islamik.

 

Liderët e BE-së pa pajtim lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
FRONTEX: Rritet numri i emigrantëve që kalojnë paligjshëm kufirinGreqi-Shqipëri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration