Turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë në vend të Malit të Zi
Rajoni dhe Politika

Turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë në vend të Malit të Zi

28.Jun.2020 20:47
0

Turistët që planifikuan të kalojnë verën e tyre në Mal të Zi kanë zgjedhur destinacion tjetër konkurrent. Mediumi malazez "Pobjeda", shkruan se për shkak të masave të rrepta për hyrje në Mal të Zi shkaku i pandemisë së koronavirusit, turistët po zgjedhin Shqipërinë.

Këtu shto faktin se Mali i Zi e ka bërë kusht për turistët provën e testit se janë negativë ndaj COVID-19.

"Pobjeda" po ashtu shkruan se industria e turizmit në Mal të Zi po propozon heqjen e testit për COVID-19 dhe futjen e kontrollit "më të fortë", përcjell Zëri.

 

Këto shkrime të mediumit malazez i përcjell agjencia serbe e lajmeve, B92.

Agjencia serbe thotë se sipas Shoqatës së Hoteleve dhe Apartamenteve të Komunës së Ulqinit, masat më të favorshme të hyrjes të paraqitura nga Shqipëria kanë bërë që bregdeti shqiptar të ketë turistë gati se njëjtë sikurse vitin e kaluar, përcjell Zeri.

Thënë ndryshe rreth 90% e kapacitetit krahasuar me atë të vitit të kaluar.

Mediumi "Pobjeda" e Podgoricës, shkruan se duke pasur parasysh situatën e krijuar me turizmin dhe ndikimin e madh që ka turizmi në ekonominë e Malit të Zi, kjo industri pret që institucionet kompetente në Mal të Zi të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme që do të lejojnë që aktivitetet ekonomike të përfitojnë nga pjesa tjetër e sezonit turistik.

Adresimi i Thaçit shtyhet për të hënën
Vuçiq thotë se mandati i dytë i Trump do t’i përshtatej Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration