Trump: Linja Kosovë – Serbi, një tjetër fitore
Rajoni dhe Politika

Trump: Linja Kosovë – Serbi, një tjetër fitore

21.Jan.2020 07:47
0

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar personalisht pas arritjes së marrëveshjes për kthimin e linjës së fluturimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë, ai ia ka atribuuar administratës që udhëheq. 

“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Duke iu falënderuar Ambasadorit Robert O’Brien dhe Ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar Trump në Twitter. 

Marrëveshja për fluturime direkte u nënshkrua të hënën në Berlin, pas ndërmjetësimit amerikan.

Përkrahja e Presidentit Trump vjen në kohën që ai po ballafaqohet me gjykimin në Senat, që kërkon largimin e tij nga posti.

Image
Sa duputetë mundë të fitojnë shqiptarët sipas Shaip Kamberit
Barcelona i jep ultimatum talentit amerikan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration