Trikoja e famshme e Kurt Cobainit në ankand
Kulturë

Trikoja e famshme e Kurt Cobainit në ankand

29.Oct.2019 08:29
0

Njëzet e gjashtë vjet pas koncertit të grupit “Nirvana” në “MTV Unplugged”, trikoja që muzikanti i famshëm Kurt Cobain kishte të veshur në atë paraqitje publike ka dalë në ankand. Trikoja, që është e djegur me cigare, mund të shitet nga 200 deri në 300 mijë dollarë, sipas vlerësimeve paraprake.

Sipas revistës “Rolling Stone”, trikoja nuk është larë kurrë. Cobain kishte krijuar një imazh të thjeshtë gri dhe nuk dilte në skenë me veshje spektakli. Ndaj, kjo triko sipas shtëpisë së ankandeve “Julien”, që ai mund edhe ta ketë blerë në një dyqan rrobash të përdorura, ishte bërë në vitet e ’60-ta, ishte shumë e veshur, kishte plot njolla e madje edhe vrima të shkaktuara nga djegia me cigare. E kjo e bënte atë lehtësisht të identifikueshme.

Cobain e kishte veshur në performancën më të rëndësishme të tij. Ndaj edhe ekspertët e konsiderojnë të shenjtë dhe gjënë më të vlefshme të artistit amerikan, që ka dalë ndonjëherë në shitje.

Si u formua Kryqi i Kuq Ndërkombëtar
HRW: Sanksionet e SHBA-së minojnë të drejtën e iranianëve për shëndet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration