Tre udhëtarët që ndryshuan fatin e Murit të Madh Kinez
Atraktive

Tre udhëtarët që ndryshuan fatin e Murit të Madh Kinez

19.Jul.2019 08:18
0

Në një mëngjes pranvere të ngrohtë në vitin 1984, Dong Yao-hui dhe dy miqtë e tij të rinj, Wu De-yu dhe Zhang Yuan-hua, veshën çizmet e tyre ushtarake dhe filluan ngjitjen përgjatë një rrugice të ngushtë në murin e madh kinez. 

Ecja e tyre filloi në Laolongtou ose në kokën e Dragoit të Vjetër, në Shanhai Pass, ku ajo që dikur konsiderohej të ishte shtrirja lindore e Murit, arrin në Detin Bohai.

Prej aty ata vazhduan drejt perëndimit, drejt maleve të provincës Hebei dhe territorit të madh kinez që shtrihet përtej.

Nga perëndimi i Diellit natën e parë, ata arritën përparim të mirë dhe u strehuan në një fortifikatë të shkatërruar, që shekuj më parë kishte akomoduar burrat që dikur ruanin Murin e Madh, ndoshta duke shikuar për pushtuesit nga veriu.

Udhëtimi i tyre prej 8,850 kilometrash zgjati 17 muajsh të plotë dhe kjo i çoi ata në librin e rekordeve botërore si të parët që ngjitën dhe përshkruan plotësisht Murin e Madh Kinez. Ishte një udhëtim që jo vetëm do të ndryshonte jetën e tre miqve, por do të ndryshonte fatin e murit, duke e ndihmuar atë të merrte statusin e respektuar dhe rëndësinë që ka sot/GSH.

Dhimbja e gjoksit, situatë urgjente ose jo?!
“Operacioni 200” Pogba pranë Real Madrid
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration