Trajneri i Everton thumbon Liverpoolin në prag të derbit lokal
Sport

Trajneri i Everton thumbon Liverpoolin në prag të derbit lokal

01.Mar.2019 17:29
0
Everton dhe Liverpool do të vihen përballë njëra tjetrës gjatë së dielës, në një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante.
 
 Para ndeshjes, trajneri i Everton, Marco Silva ka ‘thumbuar’ rivalët lokal, duke thënë se Liverpool kanë festuar pas fitores ndaj Everton, sikur ta kishin fituar Kupën e Botës.

“Për ne? Është ndeshje speciale për qytetin dhe tifozët” ka thënë Silva në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Çfarë kam ndjerë ishte një ndeshje speciale për të dy skuadrat. Ata festuan atë gol me fat. Ata festuan si të fitonin Kupën e Botës” ka thënë tutje portugezi.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë të këtij sezoni, Liverpool kishte fituar derbin fal një goli të shënuar në minutën e 95’, gabimit të Jordan Pickford.

Igumeni i Deçanit: Nëse shkëmbehen territoret, Kosova ngel pa asnjë serb
Zbulime historike gjatë restaurimit të pazarit në Gjirokastër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration