Totti nis punën e re pas largimit nga Roma
Sport

Totti nis punën e re pas largimit nga Roma

11.Feb.2020 13:10
0

Francesco Totti ka zbuluar hapin tjetër të karrierës së tij, duke formuar agjencitë e tij të skautimit, menaxhimit dhe këshillimit për klubet dhe lojtarët.

Ai e bëri njoftimin përmes rrjeteve të tij sociale, duke theksuar se ky ishte “fillimi i një aventure të re”.

“Me krenari të madhe, unë njoftoj se kam krijuar dy agjenci konsultimi dhe asistence për klube dhe lojtar, me qendër në Romë: ata quhen CT10 dhe IT Scouting”.

Ish-ylli i Romës dhe fitues i Kupës së Botës kishte thënë se ai dëshironte të mbetej në botën e futbollit pas daljes në pension të tij.

Ai ishte shkurtimisht pjesë e stafit drejtues të Giallorossi, duke punuar me Monchi, por u largua për shkak të mosmarrëveshjeve me hierarkinë e klubit.

Totti kishte lënë të kuptohet gjatë konferencës për shtyp se po kërkonte një rol të përfshirë në skautimin e lojtarëve të talentuar.

Promovohet në Bukuresht “Kalorësi me skifter” i Kadaresë
Si ta lini pirjen e duhanit në vetëm një muaj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration