Top 10 akademitë më të suksesshme në botën e futbollit – Barcelona, Ajax, Santos e River Plate
Sport

Top 10 akademitë më të suksesshme në botën e futbollit – Barcelona, Ajax, Santos e River Plate

02.Jan.2020 09:25
0

Një rëndësi të madhe te klubet kanë edhe akademitë e tyre, ku futbollistët e rinj i marrin hapat e parë.

Edhe pse klubet e mëdha, më shumë marrin lojtarë të gatshëm, ka edhe nga ato që i japin rëndësi të madhe këtij sektori.

 

Ndër vite klube të mëdha, kanë prodhuar gjenerata, madje edhe të suksesshme që kanë sjell trofe. Një nga to që ka prodhuar një gjeneratë të tërë dhe ka pasur sukses është edhe ajo e Manchester United.

Padyshim që vazhdon të shihet si një nga akademitë më të suksesshme dhe prestigjioze të futbollit botëror. Më poshtë do t’i hedhim një vështrim se cilat klube zënë një pozitë tek më të mirat.

Këtu janë 10 akademitë më të mira në futbollin botëror.

10. FC Schalke 04

Schalke vazhdon të prodhojë lojtarë, madje të fortë. Një nga ta është edhe portieri më i mirë i viteve të fundit Manuel Neuer.

Nga kjo akademi para disa vitesh kanë dal edhe emra si Benedikt Howedes, Mesut Ozil dhe Julian Draxler.

 

Emrat e fundit janë Leroy Sane dhe Leon Goretzka.

9. River Plate

Nga Amerika Latine emër që prodhon më shumë është River Plate.

Nga aty ka dal legjenda e Real Madridit, Alfredo Di Stefano.

Pas tij emra si Hernan Crespo, Radamel Falcao dhe Pablo Aimar.

8. Dinamo Zagreb

Një akademi që e ka fituar respektin është edhe ajo e Dinamo Zagreb. Emrat si Luka Modric, Marko Pjaca, Sime Vrsaljko dhe Mateo Kovacic janë podhim i kësaj akademia.

Vedran Corluka dhe Milan Badelj, po ashtu kanë dal nga kjo akademi.

Së fundmi janë dy emra që ky klub i ka prezantuar në arenë ndërkombëtare si Dani Olmo dhe Antonio Marin për të cilët ka interesim nga shumë klube.

7. Borussia Dortmund

Një tjetër klub gjerman, që tregon ky vend i jep rëndësi të madhe akademive.

Borussia Dortmund e ka prodhuar një emër si Mario Gotze që goli i tij i solli Gjermanisë, Kupën e Botës në vitin 2014.

Marco Reus dhe Christian Pulisic, janë po ashtu dy emra që janë promovuar nga ky klub.

Felix Passlack dhe Jacob Bruun Larsen janë emrat e fundit të dal nga ky klub.

6. Santos FC

Aktualisht janë 92 akademi në mbarë botën që mbajë këtë emër dhe kjo fal punës së këtij klubi me talentë.

Emër që të gjithë e njohin është ai i Neymar, që u rrit në Santos, para se të kalojë në Barcelonë.

Robinho dhe Gabriel Barbosa, janë emra që kanë dal nga ky klub. Por Pele mbetet sinonim i Santosit.

5. Sporting Lisbon

Nëse Santosi e ka Pelen, atëherë Sporting Lisbona e ka Cristiano Ronaldon.

Nga kjo akademi kanë dalë edhe emra si Luis Figo, Joao Moutinho, Luis Nani, Pepe, Quaresma, Eric Dier dhe Gelson Martins.

4. Bayern Munich

Akademia e Bayernit ka 40 punëtorë dhe 180 të rinj, me një kosto për klubin diku mbi 3 milionë euro.

Emra si Bastian Schëeinsteiger, Philipp Lahm, Toni Kroos, Mats Hummels, Thomas Muller dhe David Alaba, janë pjesë e këtij sistemi.

3. Ajax

Ndoshta akademia më e suksesshme në histori është ajo e Ajax. Legjenda Johan Cruyff ishte pjesë e saj si lojtar dhe trajner.

Patrick Kluivert, Clarence Seedorf, Marco van Basten, Dennis Bergkamp, Frank and Ronald de Boer, Frank Rijkard, Edgar Davids, Edqin van der Sar dhe Wesley janë disa nga emrat që kanë bërë histori në të shkuarën.

Justin Kluivert, Christian Eriksen, Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt janë emrat e fundit që kanë dal nga Ajax.

2. Manchester United

Manchester United njihet për “Klasën e 92-tës”. David Beckham, Nicky Butt, Ryan Giggs, Gary Neville, Paul Scholes dhe Phil Neville, janë disa nga emrat që i prodhoi ajo gjeneratë.

Jesse Lingard, Marcus Rashford, Scott McTominay, Mason Greenëood dhe Angel Gomes janë emrat e dal së fundmi.

Paul Pogba po ashtu është një emër që ka dal nga kjo akademi.

1. Barcelona

La Masia është akademia më e fortë e kësaj renditje, pasi nga aty ka dal futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Lionel Messi.

Xavi, Iniesta, Puyol, Victor Valdes, Sergio Busquets, Pedro, Sergi Roberto dhe Gerard Pique kanë dal nga kjo akademi.

Shumë trofe janë fituar nga kjo gjeneratë. /Telegrafi/

Dhjetë lajmet e rreme të 2019-ës
Viti 2020 do të sjellë shumë ndryshime në Zvicër, lexojini patjetër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration