“Tom and Jerry” rikthehet në ekran me aventurën e radhës
Rajoni dhe Politika

“Tom and Jerry” rikthehet në ekran me aventurën e radhës

22.Nov.2020 09:20
0

Viti i ardhshëm rikthen në ekranin e madh të kinemasë, dyshen aq të dashur për fëmijë “Tom and Jerry”. Ata vijojnë armiqësinë e tyre të përbetuar, por me zhvendosjen në Nju Jork, macja dhe miu gjejnë për herë të parë, gjuhën e bashkëpunimit. Premiera e filmit real dhe të animuar, vjen në mars të vitit të ardhshëm.

Rikthehet dyshja më e dashur e ekranit, për fëmijë e të rritur. Tomi dhe Xherri rikthehen në ekranin e madh të kinemasë, në rolet e tyre të përhershme, me asgjë të ndryshuar, me grindjet e zakonshme të maces dhe miut.

Filmi i ri, që mban emrin “Tom and Jerry” vjen me animacion, por edhe me personazhe reale, nën regjinë e Tim Story dhe një kast aktorësh si Chloë Grace Moretz, Michael Peña, Rob Delaney, Colin Jost dhe Ken Jeong.

Tomi dhe Xherri janë personazhet klasike të filmit, që zhvendosen për të jetuar në një qytet të madh si Nju Jorku dhe gjejnë atje shtëpinë e re, një hotel, ku vetëm pak orë më vonë do të mbahet një dasmë e madhe, për të cilën organizatorja punëson macen Tom për të hequr qafe miun Jerry. Pavarësisht luftës mes tyre, Tomi dhe Xherri këtë herë bashkëpunojnë, me armikun e tyre të përbashkët. Tom and Jerry”do të shfaqet premierë më 5 mars 2021.

Media holandeze: Si u arsimuan Basha, e shoqja dhe kunati… Lidhja misterioze me doktorin e moshuar
Ndërroi jetë veprimtari Rahim Fazliu, varrimi u bë në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration