Ura e Mostarit: Si ia hapi varrin vetes arkitekti, nga frika se mos ajo po shembej
Atraktive

Ura e Mostarit: Si ia hapi varrin vetes arkitekti, nga frika se mos ajo po shembej

19.Apr.2019 08:26
0

Mostari gjendet në brigjet e lumit Neretva dhe ështwë një nga qytetet më të mëdha në Bosnjë. Qyteti ishte me rëndësi të veçantë gjatë shekujve të sundimit osman nga viti 1482 deri në vitin 1878, kur u ndërtuan shumë struktura të bukura dhe të rëndësishme islame, duke përfshirë Xhaminë Kara Ozbegora.

Qyteti është më i famshëm për Urën e Mostarit, objekti ikonik që është një shembull klasik i dizajnit osman. Kjo urë u bë një simbol i njohur botërisht gjatë luftës në Bosnjë.

Historia tregon se pas disa përpjekjeve të dështuara për të ndërtuar një urë të madhe mbi lumin Neretva, sulltani osman Bejazidi II u zotua se do të ekzekutonte inxhinierin dhe arkitektin Mimar Hayruddin, nëse ura e tij shembet.

Qysh prej ditës kur ishin hequr drunjtë që e mbanin urën e cementuar, arkitekti Hayruddin kishte filluar të gërmonte varrin e tij. Por aty u varros pas shumë vitesh, nga një vdekje natyrore, pasi ura e tij do të qëndronte për 429 vjet të tjera, dhe to t’i mbijetonte pushtimit austro-hungarez ashtu si edhe dy luftërave botërore.

Ura, e cila lidh komunitetet myslimane në lindje me komunitetet e krishtera në perëndim, ka shërbyer gjatë për të simbolizuar multietnicitetin e Bosnjës. Kur ajo u shkatërrua nga lufta e hidhur e fillimviteve 90’, ky ishte një moment tepër i trishtuar për vendasit por dhe për një pjesë të opinionit botëror.

Related image

Related image

Ura e re, shpresë e re

Pas luftës, ura u rindërtua, duke përdorur shumë nga blloqet e njëjta gëlqerore që u nxorrën nga lumi. Rihapja e urës nga Princi Çarls në vitin 2004 ishte simbolik, dhe jepte shpresë se jeta po kthehej ngadalë në normalitet. Kjo urë, më shumë se çfarëdo tjetër dëshmonte guximin dhe këmbënguljen e banorëve të qytetit.

Related image

UNESCO e shtoi urën në listën e Trashëgimisë Botërore në 2005, duke thënë se “Zona e Urës së Vjetër, me tiparet arkitekturore para-osmane, lindore osmane, mesdhetare dhe perëndimore, është një shembull i shquar i një zgjidhjeje shumëkulturore urbane. Ura e Vjetër e rindërtuar dhe qyteti i vjetër i Mostarit është simbol i pajtimit, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme kulturore, etnike dhe fetare “.

Mbetjet e konfliktit të viteve 90’ janë ende të dukshme. Ato shihen në ndërtesat e shkatërruara të arkitekturës së stilit vienez, i cili u paraqit gjatë sundimit austro-hungarez.

Por sot, Mostari është mjaft i vizituar dhe ofron një numër të madh dyqanesh artizanale dhe kafenë më të bukur që mund të keni pirë. 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ostar-.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Tryeza: Komuna e Bujanocit pa zbatim të kënaqshëm të gjuhës dhe shkrimit shqip
Maqedonia e Veriut, mbyllet fushata zgjedhore për presidentin e ri, votë për akademikët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration