Tahiri: Kosova në pozitë më të favorshme në dialogun me Serbinë, çështja Luginës së Preshevës
Rajoni dhe Politika

Tahiri: Kosova në pozitë më të favorshme në dialogun me Serbinë, çështja Luginës së Preshevës

07.Aug.2018 11:45
0
Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë, ka thënë se Kosova është në pozitë më të favorshme në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, kjo vlen sepse Kosovën e kanë njohur 113 shtete dhe fundi i procesit të dialogut do të sjellë ulësen e Kosovës në OKB.

“Është e rëndësishme që Kosova ka hyrë në fazën e rëndësishme apo siç quhet finale, ku pritet marrëveshje finale për integrim evropian të të dy shteteve dhe që fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës ku do të siguronim ulëse në OKB”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së, duke shtuar se angazhimi i madh i Perëndimit e tregon qartë se sa e nevojshme është mbyllja me sukses e dialogut.

Ai ka thënë se është pak e rëndësishme që Serbia ta njohë Kosovën, nëse Kosova arrin të sigurojë ulëse në OKB.

Sa i përket deklarimeve të presidentit Hashim Thaçi se do të diskutohet për korrigjim kufijsh, Tahiri ka thënë se e ka mirëpritur këtë diskutim “pasi duhet të adresohet çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

“Nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe jemi të angazhuar e përkushtuar. Ne kemi pozicion të favorshëm në raport me palën tjetër sepse Kosova është njohur nga 113 shtete. Thaçi flet për korrigjim të kufijve. Ndihem mirë që zyrtarisht po shfaqet diskutimi për Luginën e Preshevës. Po e adresojmë të drejtën e tyre për t’iu bashkangjitur Kosovës, por në asnjë rrethanë nuk flitet për ndarje të Kosovës. Duhet të adresojmë këtë çështje në nivel më të lartë. Kjo çështje s’ishte adresuar më herët. Tashmë e kemi një zotim të presidentit që të adresojë një çështje të tillë. Bashkëngjitja e atij territori Kosovës është hap tejet i rëndësishëm. S’po flasim për ndarje, por korrigjim të asaj që ka ndodhur të kaluarën. Për këtë po hyjmë në procesin e përfundimit të dialogut. Shohim përkushtim të madh edhe të BE-së e SHBA-së që këto dy vende të arrijnë marrëveshje të obligueshme për të dy palët”, ka thënë më tej ai.

Megjithatë, Tahiri ka shtuar se nuk mund të paragjykojë rrjedhjen e dialogun dhe fundin e tij, pos që “duhet të punohet maksimalisht që të shtrohet mundësia e korrigjimit të asaj që ka ndodhur në të kaluarën, që Lugina të jetë pjesë e territorit të Kosovës”.

Tahiri ka vlerësuar se politika kosovare është vonë për fazën e ardhshme të dialogut.

“Jemi vonë sepse s’kemi pa asnjë debat në nivele zyrtare që të kemi bashkëpunim mes forcave parlamentare për një proces të tillë. S’dua të paragjykoj si do të jetë fundi i dialogut, por që Kosova po hyn në proces të favorshëm negociues me Serbinë, që u hap procesin e integrimit dy vendeve. S’ka konsensus, as gatishmëri për të biseduar”, ka shtuar ai.

Tahiri ka thënë se Vetëvendosje, si parti opozitare, nuk e meriton të jetë fare pjesë e dialogut. Sipas tij, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe ka kërkuar një republikë të tretë.

“Nga VV s’pres konstruktivitet asnjëherë, sepse ata janë njerëz që e kanë kundërshtuar çdo proces të shtetndërtimit. Ata kanë shkuar aq larg sa sot e kërkojnë një republikë të tretë, dhe si mund të vijë në emër të përfaqësuesve të qytetarëve një parti që nuk e pranon një flamur të një shteti e as një simbol të tij. Mendoj se as që duhet të jetë pjesë e një ekipi uniteti sepse e ka kundërshtuar çdo proces të shtetndërtimit e duke bërë edhe kërkesë për republikë të tretë”, ka deklaruar Tahiri.

Partitë politike në Maqedoni kundër shkëmbimit apo ndarjes së Kosovës
Ideja e Thaçit për "korrigjimk kufijsh", flitet për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration