Shpiket druri transparent, thith dhe çliron energji
Atraktive

Shpiket druri transparent, thith dhe çliron energji

05.Apr.2019 06:52
0

Druri bëhet transparent, falë një procedure të veçantë kimike, e paraqitur në konventën e Shoqërisë Amerikane të Kimisë, që po zhvillohet në Florida.

Druri që mund të tejçohet nga drita mund të bëhet një material ndërtimor i aftë për ruajtjen dhe lirimin e nxehtësisë, duke favorizuar kursimet e energjisë, transmeton ATSH shkrimin e ANSA-s.

Materiali ekologjikisht i qëndrueshëm, i bërë nga kimistët suedezë të Institutit Mbretëror të Teknologjisë në Stokholm, është biodegradueshme.

Sipas Celine Montanari, studiuese suedeze e cila paraqiti drurin transparent në konferencën amerikane, “ai është një izolues i shkëlqyer termik në krahasim me qelqin dhe plastikën dhe mund të përdoret gjerësisht në ndërtesat bio”.

Trajtuar me një përbërës të veçantë që mund të lidhet mirë me qelizat e bimëve, drita transparente mund të ndihmojë në ruajtjen e një temperature konstante brenda një shtëpie.

“Në ditët me diell mund të thithë nxehtësinë dhe natën ngroh ndërtesën”, theksoi Montanari.

Mbahet tryezë, arsimi shqip me probleme të shumta
Marrëveshja Kosovë-Serbi do të jetë voluminoze
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration