SHBA paralajmëron Majkon: Kujdes, je i rrezikuar nga shërbimet iraniane
Rajoni dhe Politika

SHBA paralajmëron Majkon: Kujdes, je i rrezikuar nga shërbimet iraniane

07.Aug.2018 11:45
0
sh-kryeministri dhe ministri aktual i Diasporës, Panedeli Majko është nën kërcënim nga agjentë të shërbimit sekret iranian. Lajmin e ka bërë të ditur vet Majko, në një intervistë dhënë për rrjetin televiziv amerikan, "Fox News".

“Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko i tha Fox News se zyrtarë amerikanë i kanë thënë që të rrisë sigurinë personale, pas informacioneve për një kërcënimi kundër tij. Ndërsa ai (Majko) tha se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt,- dhe shtoi- nuk kam frikë“,- raporton televizioni amerikan.

Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhaedinëve (opozitës) së regjimit të Iranit që ndodhet në Shqipëri. Në një bisedë me gazetarin e “Fox News” Majko thotë se nga shërbimet amerikane i është thënë të ketë kujdes dhe të rrisë ruajtjen personale.

Një muaj më parë, autoritetet e BE deklaruan se ndaluan një sulm terrorist të organizuar nga shërbimi sekret iranian. Arrestimet e atentatorëve të dyshuar u bënë në Vjenë. Mes të ndaluarve ishte dhe një diplomatë i ambasadës së Iranit. Sulmi ishte planifikuar të kryhej në takimin e opozitës iraniane në Paris. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë të SHBA dhe BE që mbështesin ndryshimin e regjimit politik aktual në Iran.

Manipulimet e Thaçit me Luginën e Preshevës
"Korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi", ja si është modeli belgo-holandez
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration