Serbia e madhe, televizionet fusin në hartë veriun e Kosovës dhe Republikën Srspka
Rajoni dhe Politika

Serbia e madhe, televizionet fusin në hartë veriun e Kosovës dhe Republikën Srspka

07.Aug.2018 11:45
0
Këto ditë televizionet e Serbisë kanë filluar që në edicionin e lajmeve të shfaqin më të zgjeruar hartën e Serbisë.

ashmë, në ekrane, Serbisë i është bashkuar Republika Serbe dhe Veriu i Kosovës.

Ky duket të jetë hapi i parë i implementimit të idesë së liderëve serbë dhe presidentit Hashim Thaçi, për t’i lëvizur kufijtë.

Pjesë e hartave që shfaqen në televizionet serbe është bërë tashmë edhe Republika Srspka e Bosnjës dhe Veriu i Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Lajmet e mbrëmjes në televizionin “Prva” janë shoqëruar me hartën e një “Serbie të madhe”.

“Çfarë po shfaqet në lajmet e mbrëmjes në Serbi këto ditë: hartat që duken sikur Serbia ka aneksuar Republikën Srpska dhe Veriun e Kosovës”, ka shkruar në Twitter, Jasmin Mujanoviç, eksperti i politikës për Evropën Juglindore.

Atë që po shfaqet në televizionet serbe, në kohën kur lëvizja e kufijve është kundërshtuar nga të gjithë fuqitë e mëdha, Mujanoviç e krahason me kohën e Millosheviçit. “Kjo është e një vijë me atë që ka bërë RTS gjatë kohës së Millosheviçit”.

Deklaratat e fundit të Presidentit, Aleksander Vuçiç, për ‘përcaktim kufijsh’ në baza etnike, janë konkretizuar me hartat që televizionet po shfaqin. Mujanoviç thotë se presidenti serb dhe lideri i Republika Srpskas, Millorad Dodik, duan dhunë.

Prekja e kufijve në Ballkan është cilësuar nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian si tensionim i situatës dhe destabilizim./a.ç

Greqia del zyrtarisht nga kriza ekonomike
Myftiu Tërnava: Kurban Bajrami me rëndësi të madhe për ne, të lidhemi më fort me njëri tjetrin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration