Nesër rikthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para
Atraktive

Nesër rikthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para

30.Mar.2019 11:20
0

Nesër, e diele, më 31 mars, kur ora të jetë 2:00 pas mesnate, akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para, pra ora do të bëhet 3:00.

Ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.

Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit.

Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës pasi Parlamenti Evropian ka vendosur me vota për heqjen e ndryshimit të orës, përkatësisht llogaritjen e kohës verore e dimërore, transmeton Koha.net.

Sipas vendimit të marrë, më 2021 ndërpritet lëvizja e treguesve të orës, që ndodhte me dekada dy herë në vit, të dielën e fundit të muajve mars e tetor.

Vendet të cilat planifikojnë që të mbesin përgjithmonë në llogaritjen verore të kohës duhet të lëvizin treguesit e orës për herë të fundit në mars të vitit 2021, ndërsa ata që zgjedhin llogaritjen dimërore të kohës do të kurdisin treguesit e orës për herë të fundit në tetor të vitit 2021.

74-vjetori i masakrës së Tivarit ku u masakruan rreth 1700 shqiptarë
Shkencëtarë gjermanë zbulojnë substancën që vret qelizat e kancerit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration