Mençuri e Kulluar nga Solomoni: Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij
Atraktive

Mençuri e Kulluar nga Solomoni: Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij

01.Apr.2019 08:19
0

Ka qenë një njeri në historinë e njerëzimit, emri i të cilit u bë sinonim i mençurisë.

Ai ishte një mbret, sundimtari legjendar Solomon, i cili e udhëhoqi me sukses kombin e tij drejt shkëlqimit, pasurisë dhe begatisë më të lartë.

Më poshtë po botojmë 100 fjalë të urta të Solomonit për mësimin dhe diturinë…

1. Dëgjo, o biri im mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes tënde, sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde.

2. I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta,

3. Njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.

4. Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe; ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit;

5. Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd, të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,

6. Mos e mbaj veten të ditur në sytë e tu, ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja; kjo do të jetë shërim për nervat e tua dhe freskim për kockat e tua.

7. Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen.

8. Sepse fitimi i diturisë është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar.

9. Dituria është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.

10. Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj.

11. Rrugët e diturisë janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja.

12. Dituria është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.

13. Me diturinë Zoti krijoi tokën dhe me zgjuarësinë i bëri të qëndrueshëm qiejtë.

14. Me diturinë e tij u hapën humnerat dhe retë japin vesë.

15. Mos i refuzo të mirën atij që i takon, kur e ke në dorë ta bësh.

16. Njerëzit e urtë do të trashëgojnë lavdinë, por poshtërsia do të jetë trashëgimia e atyre që nuk kanë mend.

17. Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalët e gojës sime dhe mos u largo prej tyre;

18. Mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë.

19. Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë.

20. Labdoje diturinë dhe ajo do të të lartësojë, ajo do të të japë lavdi, po qe se ti e përvehtëson.

21. Dituria do të të vërë mbi kokën tënde një stoli prej nuri, do të të rrethojë me një kurorë lavdie”.

22. Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë

23. Mësimi eshte një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës.

24. Thuaji diturisë: “Ti je motra ime” dhe quaje “shok” gjykimin.

25. A nuk bërtet vallë dituria dhe maturia a nuk e bën zërin e saj të dëgjohet?

26. Dituria qëndron në këmbë mbi majën e lartësive, gjatë rrugës, në kryqëzimet e rrugëve.

27. Dituria Bërtet pranë portave, në hyrje të qyteteve, në prag të dyerve.

28. Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur.

29. Dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të.

30. Unë, dituria, rri me maturinë dhe e gjej dijen në meditim.

31. Mua më takon mendimi dhe dituria e vërtetë; unë jam zgjuarsia, mua më përket forca.

32. Nëpërmjet meje (dijes) mbretërojnë mbretërit dhe princat vendosin drejtësinë.

33. Nëpërmjet meje qeverisin krerët, fisnikët, tërë gjykatësit e tokës.

34. Unë si dituri i dua ata që më duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë.

35. Me mua (diturinë) janë pasuria dhe lavdia, pasuria që zgjat dhe drejtësia.

36. Fryti im është më i mirë se ari, po, se ari i kulluar, dhe prodhimi im më tepër se argjendi i zgjedhur.

37. Unë (dituria) eci në rrugën e drejtësisë, në mes të shtigjeve të drejtësisë, për t’i bërë ata që më duan të trashëgojnë pasurinë e vërtetë dhe për të mbushur thesaret e tyre.

U vendosa nga amshimi, që në krye, para se toka të ekzistonte.

Më prodhuan kur nuk kishte ende humnera, kur nuk kishte burime me ujë të bollshëm.

Më prodhuan para se themelet e maleve të ishin përforcuar, para kodrinave…

Tani, pra, më dëgjoni, o bij; lum ata që ndjekin rrugët e mia! Dëgjoni këto mësime, tregohuni të urtë dhe mos i hidhni poshtë!

38. Lum ai njeri që më dëgjon, duke u gdhirë çdo ditë te portat e mia dhe duke ruajtur shtalkat e portave të mia.

39. Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj.

40. Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.

41. Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij.

42. Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend.

43. Të urtët grumbullojnë njohuri, por goja e budallait është një shkatërrim i shpejtë.

44. Kush ruan mësimet është në rrugën e jetës; por kush nuk pranon kritikën humb.

45 Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla.

46. Eshtë më mirë të të çmojnë pak dhe të kesh një shërbëtor, se sa të të nderojnë dhe të mos kesh bukë.

47. Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre.

48. Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.

49. Mësimet e të urtit janë burim jete për t’i evituar dikujt leqet e vdekjes.

50. Mjerimi dhe turpi do të bijnë mbi atë që nuk pranon mësimin korrigjimin, por ai që dëgjon qortimin do të nderohet.

51. Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.

52. Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do, e korrigjon me kohë.

53. Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend.

54. Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do të gjesh dituri mbi buzët e tij.

55. Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij.

56. Njeriu i urtë i trëmbet së keqes dhe largohet prej saj.

57. Njerëzit e matur kurorëzohen me dije.

58. Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve.

59. Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht.

60. Një gjuhë e shëndoshë është një dru i jetës.

61. Buzët e të urtëve përhapin dijen, por nuk vepron kështu zemra e budallenjve.

62. Zemra e njeriut me mend kërkon dijen.

63. Kush nuk pranon mësimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai që dëgjon qortimin bëhet më i urtë.

64. Eshtë më mirë të fitosh dituri se sa ar, dhe të fitosh mënçuri se sa argjend.

65. I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë.

66. Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve.

67. Zemra e të urtit e bën të mençur gojën e tij dhe e shton diturinë e buzëve të tij.

68. Fjalet e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.

69. Flokët e bardha janë një kurorë lavdie; atë e gjejmë në rrugën e drejtësisë.

70. Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë, dhe ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet.

71. Një qortim depërton më thellë te njeriu me mend se sa njëqind goditje te budallai.

72. Dituria qëndron para atij që ka mend.

73. Kush i mat fjalët e veta ka dije, dhe kush ka një shpirt të qetë është njeri i matur.

74. Kur hesht budallai, konsiderohet i urtë dhe. Kur i mban të mbyllura buzët e tij, konsiderohet i zgjuar.

75. Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar.

76. Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.

77. Kush fiton mënçuri do vetë jetën e tij dhe ai që mbetet i matur do të gjejë të mirën.

78. Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet.

79. Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua.

80. Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë.

81. Ka flori dhe margaritarë të shumtë, por buzët e pasura me dije janë një xhevahir i çmuar.

82.Lavdia e të rinjve është forca e tyre, nderi i pleqve janë thinjat e tyre.

83. Kur tallësi ndëshkohet, i thjeshti bëhet i urtë; por kur i urti mësohet, ai fiton dije.

84. I urti ngjitet në qytetin e njerëzve të fortë.

85. Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.

86. Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.

87. Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj.

88. Vëru veshin dhe dëgjo fjalët e të urtëve.

89. Mos e luaj kufirin e vjetër, të vendosur nga etërit e tu.

90. Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.

91. Mos ia kurse korrigjimin fëmijës.

92. Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t’ia ndjejë gëzimin.

93. Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi.

94. Me dijen mbushen dhomat me llojlloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.

95. Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij.

96. Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.

97. Dituria është shumë e lartë për budallanë; ai nuk e hap kurrë gojën te porta e qytetit.

98. Për një vesh të bindur, një i urtë që qorton është si një vath i artë, një zbukurim prej ari të kulluar.

99. Në qoftë se armiku yt ka uri, jepi bukë për të ngrënë, dhe në se ka etje, jepi ujë për të pirë.

100. Të hash shumë mjaltë nuk është mirë, dhe të kërkosh lavdinë tënde nuk është lavdi.: 

Sa para merr një refugjat në Zvicër?
Deputetët gjermanë kundër shkëmbimit të territoreve dhe taksës ndaj Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration