Manipulimet e Thaçit me Luginën e Preshevës
Rajoni dhe Politika

Manipulimet e Thaçit me Luginën e Preshevës

07.Aug.2018 11:45
0
Deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën, si dhe paralajmërimet e tij për organizim të referendumit për këtë çështje po vlerësohen si manipulime.

Opozita dhe shoqëria civile thonë se këto deklarata kreu i shtetit po i bën për t’i arsyetuar koncesionet që do të bëhen në kuadër të dialogut, shkruan sot gazeta "Zëri". 

Menjëherë pasi nisi faza finale e dialogut Kosovë - Serbi kreu i shtetit, Hashim Thaçi, nisi të japë edhe paralajmërime të njëpasnjëshme, duke nisur nga “alarmi” se do të ketë marrëveshje të dhimbshme për të dyja vendet e deri te ajo se do të ketë korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

LEXO EDHE: ''Ndryshimi i kufijve, skenar i hershëm i Beogradit''

Pos kësaj presidenti, i cili po e përfaqëson Kosovën në këtë proces, ka bërë të ditur tashmë se në kuadër të fazës finale do të diskutohet edhe për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ndonëse një gjë e tillë sipas tij është thuajse e pamundur. Madje për tërë këto çështje Thaçi ka paralajmëruar edhe referendum, ndonëse aktualisht Kosova e ka të pamundur të organizojë referendum, pasi nuk ka ligj për këtë çështje.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe zyrtarë të opozitës i konsiderojnë krejtësisht manipulative dhe “lojë fjalësh” deklaratat e tilla të presidentit. Sipas tyre, zhurma që po bëhet për korrigjim kufijsh dhe bashkim të Luginës me Kosovën po bëhet me qëllimin e vetëm, që Thaçi ta arsyetojë koncesionin e dhimbshëm që do të bëhet me themelimin e Asociacionit. Me një veprim të tillë, siç shprehen opozitarët, do të bëhet edhe ndarja e brendshme e Republikës së Kosovës.

I dënuari në Serbi emërohet në Gjykatën Kushtetuese në Kosovë nga Hashim Thaçi
SHBA paralajmëron Majkon: Kujdes, je i rrezikuar nga shërbimet iraniane
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration