Kryeministrja serbe flet për ndarjen e Kosovës, i përgjigjet edhe Daçiqit
Rajoni dhe Politika

Kryeministrja serbe flet për ndarjen e Kosovës, i përgjigjet edhe Daçiqit

07.Aug.2018 11:45
0
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë sot se Qeveria që ajo udhëheq nuk ka ende pozicion zyrtar në çështjen e Kosovës.

Sipas Bërnabiq, një zgjidhje kompromisi me Kosovën ende nuk është afër për tu arritur me Kosovën, dhe për të njëjtën është duke u punuar në vazhdimësi.

“Vuçiq është duke bërë më të mirën për të arritur një zgjidhje kompromisi, unë nuk mendoj që ajo është afër për tu arritur, mirëpo ne po e kërkojmë atë në çdo qoshte, në mënyrë që të humbin sa më pak dhe të marrim sa më shumë”, ka thënë Bërnabiq.

Bërnabiq komentoi edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq për ndarje të Kosovës, për të cilat tha se janë qëndrime individuale dhe se nuk përfaqësojnë pozicionimin zyrtar të Qeverisë serbe.

“Edhe nëse është një i ashtuquajtur Asociacion Plus,  ose nëse s’ka fare kompromis, ne do të presim deri të marrim kontrollin total mbi pjesën jugore, edhe nëse është reale ose jo, ose ndarje, secili ka të drejtë të japë opinionin e vet”, ka thënë Bërnabiq.

Megjithatë, ajo shtoi se nuk e di nëse një kompromis do të arrihet deri në fund të këtij viti, pasi që sipas saj një gjë e tillë varet edhe nga udhëheqësit në Prishtinë, dhe dëshira e tyre për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Ndryshe, presidenti serb Aleksander Vuçiq ka thënë sot se zgjidhja me Kosovën, sipas të gjitha gjasave do të jetë e dhimbshme për Serbinë, e megjithatë ai thotë se një e tillë duhet të arrihet sa më shpejtë që të jetë e mundur.

 

Vuçiqi: S'ka zgjidhje të lehtë për Kosovën, i kemi vetëm dy rrugë përpara
Historianë e publicistë tregojnë rrezikun nga idetë e korrigjimit të kufirit me Serbinë (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration