Ja pse shqiptarët e Kosovës po largohen nga bregdeti i Shqipërisë
Rajoni dhe Politika

Ja pse shqiptarët e Kosovës po largohen nga bregdeti i Shqipërisë

07.Aug.2018 11:45
0
Braktisja e bregdetit shqiptar nga pushuesit kosovarë ka vazhduar edhe këtë vit. Shifrat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, që i përkasin 6-mujorit të parë, flasin për një rënie vjetore prej 0.4% të numrit të kosovarëve që kanë hyrë në Shqipëri, por në muajin e parë të sezonit turistik, që është qershori, rënia shkon në plot 4.3%, raporton faktor.al

Për vite me radhë, pushuesit kosovarë kanë mbajtur peshën kryesore për numrin e turistëve, e për shumë biznese në bregdet, ata përbënin një burim të rëndësishëm për sa i përket aktivitetit ekonomik.

Por cilat janë arsyet e braktisjes? 

Faktor.al ka pyetur Zef Preçin Drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Ornela Liperin, kryeredaktore e revistës prestigjioze ekonomike, Monitor.

Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi janë një numër shkaqësh për këtë fenomen të padëshirueshëm ekonomik. “Së pari, mendoj se është efekti i krizës ekonomike globale që është prezente në shkallë të dukshme në ekonomitë tona respektive. Se dyti, mendoj se rënia e numrit të pushuesve nga trojet shqiptare lidhet me problemet e qeverisjes në të dyja vendet, si rrjedhojë e të cilave rritja ekonomike është e ngadalshme; shoqëria po thellon polarizimin e saj; gjetja e një vendi pune bëhet përherë edhe më vështire; mungojnë investimet vendase dhe ato te huaja, ndersa investimet publike po shkojne ne vepra publike që sëndertohen në teknologji bashkohore, apo në shfrytëzim teë burimeve natyrore të vendit; rritja e borxhit publik po orienton shuma kolosale parash në vepra deri-diku të panevojshme, të parakohshme apo thjesht për të kenaqur interesat e lobeve të biznesit dhe oligarkëve të krijuar falë afilacionit politik dhe ne kurriz te aseteve publike e buxhetit gjate ne dy dekadave te fundit…”.

Ndërsa për kryeredaktoren e Monitor, Ornela Liperi  ka 3 arsye kryesore pse shqiptarët e Kosovës kanë ndryshuar destinacionet e pushimeve: “E para eshte infrastruktura e zones ura e dajlanit – plepa. Nje mendje e sëmurë ka bërë një rrugë tërësisht jo funksionale jashtë çdo standardi, që krijon trafik dhe janë  ndaluar edhe autobusët. Kjo filloi që vitin e kaluar. Së dyti kosovarët kanë filluar të eksplorojnë alternativa të tjera përveç Shqiperisë dhe nëse do hiqen vizat eksodi i turistëve nga Kosova do jetë dhe më i madh. Së treti, ata kanë pasur gjithnjë pakënaqësi për trajtjmin që u behej këtu, abuzimet me çmimet, raportin cilësi çmim“.

Ndërkohë në shtator do të hyjë në fuqi tarifa e kalimit në rrugën e Kombit, ku kryesisht të penalizuara do të jenë bizneset kosovare që importojnë në Shqipëri ose që eksportojnë drejt Tiranës. Për kryeredaktoren e revistës Monitor, Liperi kjo do të thotë një rritje të të gjithë zinxhirit të kostove. “Rritja e kostos së tregtisë do ketë efekt, pasi do shtojë kostot për të dyja palët. Duhet të kemi parasysh që Kosova është i vetmi vend me të cilin Shqiperia ka suficit tregtar. Ndikimi do të jetë më i madh tek tregtuesit dhe eksportuesit e ushqimeve, të cilët importojnë dhe eksportojnë më shpesh dhe me sasi të vogla për shkak të natyrës së aktivitetit”, përfundon Liperi.

Ndërsa Zef Preçi mendon që nuk ka diskutim “se çfarëdo takse e re, pavarësisht shkallës së argumentimit ligjor, ekonomik dhe nga pikepamja e investimeve, nuk mund të mos çojnë në rritjen e kostos së tregtisë midis Shqipërisë e Kosovës por edhe më gjërë“.

Deputeti i Parlamentit të Serbisë: Amerika nuk lejon ndarje të Kosovës
Partitë politike në Maqedoni kundër shkëmbimit apo ndarjes së Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration