Haliti: Administrata e obliguar ndaj dekretit qeveritar 20%
Lugina

Haliti: Administrata e obliguar ndaj dekretit qeveritar 20%

07.Aug.2018 11:45
0
Fadil Haliti, në muajin prill është zgjedhur kryeshef i administratës komunale në Bujanoc cili thotë se do të angazhohet për efikasitet në punë dhe me përgjegjësi.

Ai gjatë një interviste për Titulli.com foli edhe për uljen koeficientit apo pagesës për punëtorë të caktuar. 

“Sipas këtij dekret-ligji qeveritar vetëm 20% e  të punësuarve në administratën komunale ju lejohet të kenë thirrjen-titullin e këshilltarit të pavarur”, theksoi Haliti. 

 

Në udhëheqjen e kaluar është  premtuar për organizim të ri të  administratës komunale,cilat janë këto ndryshime? 

Haliti: Po, ne kemi premtua një organizim të ri të administratës komunale. Si fillim,në administratë si organ unik kemi formua 9 njësi themelore organizative për kryerjen e veprimtarive administrative , për ndryshe Drejtori . Një Drejtori e kemi ndarë  në dy drejtori, drejtoria për shërbime publike dhe drejtoria për shërbime shoqërore. Kemi formua edhe një drejtori të re. Ndërmarrjen publike ,,Drejtorin për  ndërtim“ e kemi integrua në  kuadër  të  administratës komunale, e cila tani quhet “Drejtoria për investime dhe zhvillim“. Në kuadër të drejtorateve kemi formua shërbime të reja, të cilat janë shërbimi për prokurime publike, shërbimi i përkthyesve, zyrën e të rinjve dhe në  kabinetin e kryetarit të  komunës kemi formua Zyrën për Diasporë.

Vlen të ceket se përmes kuvendit komunal kemi aprovua vendimin e ri mbi  administratën komunale,  ndërsa përmes këshillit komunal kemi aprovua rregulloren e re mbi sistematizimin e vendeve të punës.

 

Disa nga punonjësit e administratës janë ankuar se u është zvogëluar koeficienti i punës që ka ndikuar edhe në pagesën e tyre mujore? 

Haliti: Jo, nuk është e vërtet se ju kemi zvogëlua koeficientin, por e vërteta qëndron se u kemi bërë ndryshimin e thirrjes apo titullit, sepse  sipas dekret- ligjit të qeveris kemi qenë të obliguar të zvogëlojmë numrin e këshilltarëve të pavarur. Sipas këtij dekret-ligji qeveritar vetëm 20% e  të punësuarve në administratën komunale ju lejohet të kenë thirrjen-titullin e këshilltarit të pa varur. Kësisoj asnjëri prej punëtorëve të cilëve u është ndërrua titulli (në bazë të dekret –ligjit),asnjeri prej tyre nuk është dëmtuar materialisht apo si thoni ju përfitimet financiare.

 

A do të ketë punësime të reja brenda administratës dhe a kanë staf të mjaftueshëm profesional në shërbimet e administratës? 

Haliti: Siç e dini qeveria me dekret ligj ka vëne ndalesë për punësime të reja deri në fund te vitit 2017. Mirëpo punësime të reja në kohë të caktuar ka pas dhe do të ketë, ndërsa sa i përket stafit profesional në shërbimet e administratës komunale në pjesën më të madhe të shërbimeve kemi staf të mirë përgatitur profesionalisht,megjithëse në disa shërbime ndihet nevoja për kundra të reja profesionale.

 

Cili është plani juaj mandatar për ndryshime pozitive në të mirë të qytetarëve ,a do të veçoni diçka? 

Haliti: Për periudhën në vijim gjatë mandatit tim si kryeshef i administratës komunale do të angazhohem që të kemi një administratë efikase,të përgjegjshme, të pa korruptuar,  ku prioritet do të jenë nevojat dhe kërkesat e të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësin nacionale, fetare, partiake , gjinore,..etj,gjithmonë të bazuara në të drejtën ligjore.

   

Reagim ndaj deklaratës së Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë
Policia kapi të dyshuarin që vodhi 16 mijë dinarë në kishën e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration