Ambasadori amerikan: Kosova dhe Serbia të propozojnë vetë zgjidhje
Rajoni dhe Politika

Ambasadori amerikan: Kosova dhe Serbia të propozojnë vetë zgjidhje

07.Aug.2018 11:45
0
Ambasada amerikane po kërkon nga Kosova dhe Serbia të propozojnë vetë zgjidhje për marrëveshjen përfundimtare.

Një gjë të tillë e ka thënë ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott.

Në një intervistë për Blicin serb, Scott tehksoi se Amerika është e gatshme që të dëgjojë dhe ndihmojë negociatat për të arritur një marrëveshje, transmeton lajmi.net.

Sipas Scott normalizimi i raporteve sa më shpejtë që të ndodhë, do t’ua hapte rrugën të dyja vendeve për anëtarësim në BE.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për stabilitetin e rajonit. Normalizimi do të hapte rrugë për të dyja vendet dhe anëtarësim në BE. SHBA mbështetë fuqishëm bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Scott.

Ai kërkoi nga të dy shtetet që të propozojnë opsione për zgjidhjen përfundimtare.

“Është koha që shtetet të jenë krijuese dhe fleksibil. ,Ata duhet të propozjnë një zgjidhje. SHBA-ja është e përgatitur të dëgjojë dhe të ndihmojë këto negociata”, deklaroi Kyle Scott.

Ndryshe një takim i radhës mes Thaçit dhe Vuçiqit do të jetë në shtator.

Britania dhe Gjermania kundërshtojnë ndryshimin e kufijve
I dënuari në Serbi emërohet në Gjykatën Kushtetuese në Kosovë nga Hashim Thaçi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration