Tirana, e preferuara e turistëve edhe në muajin tetor
Kulturë

Tirana, e preferuara e turistëve edhe në muajin tetor

16.Sep.2018 21:09
0

Por, vendi që vijon të tërheqë më së shumti interesin e vizitorëve të shumtë, është sheshi “Skënderbej”, në qendër të qytetit të Tiranës. I kthyer tashmë në një atraksion të ri për vetë rikonstruksionin modern dhe bashkëkohor, ky shesh është shndërruar në një vlerë të shtuar për turizmin e qytetit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, shkruan: “Tirana  Grupe të shumta turistësh janë bërë tashmë mysafirë të përditshëm të kryeqytetit”.

Tirana është pa dyshim një nga qytetet më të gjalla e më në shndërrim të Europës Juglindore. Ajo është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Europa, por edhe më gjerë. Transformimi që po pëson Tirana po zë gjithashtu hapësira në revistat më të njohura të botës.

Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.

Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art”, “Shtëpia e gjetheve”, etj, shkruan ata./ KultPlus.com

10 vitaminat që gratë duhet t’i marrin çdo ditë për të shmangur problemet me shëndetin
Pas Nainggolan, Interi i humbet edhe dy lojtarë para përballjes me Barcelonën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration