Thëniet pozitive që ju ndihmojnë ta mposhtni depresionin
Trupi dhe shëndeti

Thëniet pozitive që ju ndihmojnë ta mposhtni depresionin

11.Oct.2019 15:46
0

Ndjenjat e pikëllimit herë pas here janë pjesë normale e jetës, por nëse emocionet si mungesa e shpresës dhe dëshpërimi i thellë nuk largohen, atëherë mund të keni depresion dhe nuk jeni vetëm.

Sipas statistikave të shëndetit mendor, mbi 17 milionë të rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vuajnë nga depresioni.

Depresioni mund ta përcaktojë mënyrën se si ndiheni, si mendoni, si veproni dhe mund t’jua destabilizojë gjendjen psikologjike.

Ndër tjerash, e pengon aftësinë tuaj për të punuar, mësuar, ngrënë, fjetur dhe për ta shijuar jetën.

Miliona njerëz kanë probleme me depresion dhe të gjithë ata ballafaqohen me sfida të ngjashme, emocione dhe pengesa.

Ky çrregullim e bën çdo ditë më ndryshe dhe jua tjerrë energjinë duke ju lënë me ndjenja të zbrazjes, vetëbesimit të ulët, lodhjes, etj.

Është e rëndësishme të mbani mend se nuk është e lehtë të ballafaqoheni me depresionin dhe ta luftoni atë çdo ditë, por ky fenomen është shumë i zakonshëm dhe mund të trajtohet.

Ka disa hapa të vogël që mund t’i merrni për ta rifituar kontrollin dhe për ta përmirësuar ndjenjën e përgjithshme të mirëqenies.

Më poshtë ju sjellim disa thënie inspiruese që do t’ju ndihmojnë në momentet më të këqija.

– “Çdo mëngjes lindim prapë. Çfarë bëjmë sot është ajo çfarë ka më së shumti rëndësi” Buddha

– “Buzëqeshni, merrni frymë dhe vazhdoni ngadalë” Thich Nhat Hanh

– “Nuk keni nevojë t’i kontrolloni mendimet, mjafton t’i ndalni ato t’ju kontrollojnë juve” Dan Millman

– “Filloni duke bërë atë çfarë është e domosdoshme, pastaj bëjeni atë çfarë është e mundshme dhe papritmas do ta bëni të pamundurën” Shën Francis

­– “Mësoni nga e djeshmja, jetoni për të sotmen dhe shpresoni për të nesërmen” Albert Einstein

– “Ka shumë, shumë gjëra më të mira përpara sesa gjërat që i kemi lënë pas” C.S. Lewis

– “Asnjëherë mos e ngatërroni një humbje të vetme me një humbje përfundimtare” F. Scott Fitzgerald

– “Ka shpresë edhe atëherë kur truri ju thotë se nuk ka” John Gren

­– “Jeta është 10% ajo se çfarë përjetoni dhe 90% mënyra se si reagoni” Dorothy M. Nedermeyer

Banka Botërore nuk parasheh rritje ekonomike që ulë papunësinë
Google Pixel Watch do të lansohet javën e ardhshme, sugjeron raporti
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration