Thëniet më të Bukura Finlandeze: Lëvdoje djalin kur t’i dalë mjekra, vajzën kur të martohet, ndërsa veten…
Atraktive

Thëniet më të Bukura Finlandeze: Lëvdoje djalin kur t’i dalë mjekra, vajzën kur të martohet, ndërsa veten…

22.Mar.2019 07:53
0

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi vendosur të sjellim sot një koleksion të përzgjedhur urtësie të popullit finlandez.

Lexim të këndshëm!

Lëvdojë birin tënd kur t’i dalë mjekra, bijën kur të martohet, ndërsa vetveten kurrë.

Askush nuk e njeh më mirë erën e barit sesa kuajt dhe dashnorët.

Dashuria e parë i ngjan dëborës së parë, zgjat pak.

Dikush i tregoi diçka një miku. Miku ua tregoi të tjerëve.

I ri je vetëm një herë, ndërsa fëmijë – dy.

Katër metra pëlhurë, katër copë dërrasa të çojnë me vete në varr.

Kënaqësia është pasuri e të rinjëve, pikëllimi është i pleqve.

Kolla është e qeshura e plakut.

Kujtohet e puthura e premtuar, harrohet ajo e shijuar.

Kur pi burri digjet gjysma e shtëpisë, kur pi gruaja shtëpia bëhet shkrumb e hi.

Lëviz më shumë, që të jetosh më gjatë.

Lotët nuk shërojnë por e njomin plagën.

Nëse njeriu e kalon kohën e vet në painteresimin në epshe dhe në andralla të padobishme dhe, nëse do ta ketë më mirë qe se tërë jetën fle, për njeriun e tillë më mirë do të ishte të mos kishte lindur fare.

Nga lëndet e vogla rritet lisi madhështor.

Një dashuri e vjetër është torturuese si kariesi në dhëmbë.

Për dembelin në vjeshtë ka shumë baltë, në pranver shumë ujë, verës shumë të nxehtë, ndërsa dimrit shumë të ftohtë.

Po të dha të puthur thithi shpirtin.

Pranvera e pasur me lule, rinia me puthje.

Sëmundja ka shumë teka, por asnjë të mirë.

Tjetrin mundesh ta gënjesh një ditë, ndërsa veten tërë jetën.

Ushqimi me masë ëshët nëna e shëndetit.

Bashkëshortësia nuk është oriz i nxehtë, që mund të hiqet nga goja sa herë që na e djeg gjuhën.

Dhembja e gishtit të vogël ndjehet nga i gjithë trupi.

Kush nuk ka lëvruar dhe nuk ka mbjellë, atij drapëri nuk i nevojitet.

Atje ku dielli shkëlqen, doktori nuk vjen.

Vuçiq e pranon: Anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga dialogu me Kosovën
Ditët dhe netët e dalluara fetare islame
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration