Thëniet e filozofit Baruk Spinoza: Nëse doni që e tashmja të jetë ndryshe nga e kaluara...?
Atraktive

Thëniet e filozofit Baruk Spinoza: Nëse doni që e tashmja të jetë ndryshe nga e kaluara...?

14.Mar.2019 11:43
0

Baruk Spinoza ishte një filozof hollandez i shekullit të shtatëmbëdhjetë, i cili u përpoq ta rishpikte besimin – duke e larguar atë nga diçka që bazohej në bestytni dhe idetë e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë hyjnore, duke e bërë atë një disiplinë që ishte shumë më e papërcaktuar, pothuajse shkencore dhe gjithashtu në çdo kohë, seriozisht ngushëlluese.Fjala “Baruk” – do të thotë i ‘Bekuar’ në hebraisht – lindi në lagjen hebraike të Amsterdamit në 1632, një qendër lulëzimi e tregtisë dhe mendimit hebraik.

Paraardhësit e tij ishin hebrenj sefardikë, të cilët kishin ikur nga gadishulli iberik pas dëbimit të vitit 1492. Baruk, një fëmijë shumë inteligjent, mori një edukim intensiv tradicional hebre. Ai shkoi në shkollën hebraike lokale, yeshiva dhe ndoqi të gjitha Festat dhe ritualet kryesore hebraike.

Idetë e tij kryesore dhe gjenialitetin Spinoza do ta shpaloste në kryeveprën e tij Etica e publikuar e tërë në latinisht në 1677.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur disa nga thëniet më të spikatura të Spinozës nëpër veprat e tij:

Nëse doni që e tashmja të jetë ndryshe nga e kaluara, studioni të kaluarën.

Aktiviteti më fisnik që njeriu mund të arrijë është të mësuarit për të kuptuar, sepse të kuptosh është të jesh i lirë.

Sa më shumë që luftoni për të jetuar, aq më pak jetoni. Hiqeni mendimin se duhet të jeni i sigurt për atë që po bëni. Në vend të kësaj, dorëzohuni në atë që është e vërtetë brenda jush, sepse vetëm kjo është e sigurt …. ju qëndroni përmbi gjithçkaje shqetësuese.

Pa marrë parasysh se sa e hollë do e ndash, gjithmonë do të ketë dy anë.

Njerëzit nuk lindin të qytetëruar, bëhen.

Vullneti dhe intelekti janë një gjë e vetme.

Njerëzit nuk krijohen, por vetëm ngjizen, dhe trupat e tyre ekzistojnë që më përpara, ndonëse në forma të tjera.

Me sa pakujdesi shumë njerëz kërkojnë të heqin qafe një tiran, pa qenë të aftë të asgjësojnë shkaqet që e kthyen atë njeri në tiran.

Nuk mund ta imagjinoj shpirtin në formë katrore.

E njëjta gjë në të njëjtën kohë mund të jetë, e keqe, e mirë, e madje edhe indiferente.

Si njeriu ashtu edhe natyra mësyjnë drejt një përmirësimi të vazhdueshëm.

Asgjë nuk ndodh në kontrast me natyrën.

Secili, për aq sa mundet, kërkon gjithmonë ta mbrojë vetveten.

Nuk e mohoj faktin se lutjet na janë të nevojshme të gjithëve.

Salihi prezanton qeverisjen e mirë në Leban, komisioni në komunën e Bujanocit jofunksional
Faqja e famshme në Facebook publikon fotografi të Prizrenit, revoltohen serbët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration