Thënie të Dante Alighierit: Djalli nuk është edhe aq i zi sa e pikturojnë!
Kulturë

Thënie të Dante Alighierit: Djalli nuk është edhe aq i zi sa e pikturojnë!

20.Sep.2019 09:12
0

• Një gjë sa më perfekte që është, aq më shumë ajo ndien dhimbje dhe kënaqësi.

• Më të mençurit janë ata që mërziten më së shumti kur e humbasin kohën.

• Nuk ka dhimbje më të madhe se sa ta rikujtosh lumturinë në kohën e mjerimit.

• Nëse e ndiqni prirjen tuaj natyrore, ju definitivisht do të shkoni në Parajsë.

• Dashuron pak ai që mund të numërojë dhe ta thotë me fjalë se sa shumë dashuron.

• Vendet më të nxehta në Ferr janë të rezervuara për ata që ruajnë neutralitetin e tyre në momente të një krize të madhe morale.

• Zoti është Një; Universi është një mendim i Zotit; Universi është pra Një i tillë. Të gjitha gjërat vijnë nga Zoti. Të gjithë marrin pjesë, pak a shumë, në natyrën hyjnore, në varësi të qëllimit për të cilin janë krijuar. Njeriu është më fisnik nga të gjitha gjërat: Zoti ka derdhur më shumë në të nga natyra e tij sesa te të tjerët. Çdo gjë që vjen nga Zoti priret për përkryerjen e saj për të cilën ai është i aftë. Kapaciteti për përmirësim tek njeriu është i papërcaktuar. Njerëzimi është Një. Zoti nuk bëri asgjë të padobishme; dhe duke qenë se ekziston një njerëzim, duhet të ketë një qëllim të vetëm për të gjithë njerëzit, një punë që duhet të realizohet nga të gjithë ata. Njerëzimi, pra, duhet të punojë së bashku në mënyrë që të gjitha forcat intelektuale të shpërndara në të të marrin zhvillimin më të lartë të mundshëm në sferën e mendimit dhe veprimit. Prandaj, ekziston një fe universale e natyrës njerëzore .

• Në origjinën e saj, poezia është shkenca e gjërave njerëzore dhe hyjnore, e kthyer në një imazh fantastik dhe harmonik.

• Oh krijesa marrëzie sa injorancë ka në fyerje!

• Tri gjëra kanë mbetur nga Parajsa: yjet, lulet dhe fëmijët.

• Në botën tonë dy yje i kemi, ne nuk i shohim ata, por e ndiejmë mirë fuqinë e tyre të pamasë.

• Dashuria që lëviz diellin dhe yjet e tjerë.

• Djalli nuk është edhe aq i zi sa e pikturojnë.

• Shtegu për tek Parajsa fillon në Ferr.

• Gra që keni intelektin e dashurisë. 

Huawei 30/ Njihuni me telefonin e parë pa Google
Prona luksoze nga filmi ‘Godfather’ del në shitje për 135 milionë dollarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration