The Guardian:  Shqipëria, vend i çuditshëm, antik dhe i mrekullueshëm
Rajoni dhe Politika

The Guardian: Shqipëria, vend i çuditshëm, antik dhe i mrekullueshëm

23.Dec.2019 14:05
0

Gazeta më e madhe britanike ”The Guardian” ka shkruar se Shqipëria është një vend vërtet i admirueshëm për t’u vizituar.

Shqipëria mund të jetë një nga destinacionet turistike, të cilat nuk mund t’i keni vizituar. Ka shumë për të zbuluar ndërmjet kryqëzimeve kulturore të një vendi që ju siguron një aventurë të vërtetë”, shkruan Fiona Dunlop për gazetën e njohur britanike ”The Guardian”.

Në reportazhin ajo tregon rrugëtimin nëpër Shqipëri, duke vendosur titullin: “Në shtegun e të papriturës-një udhëtim tokësor nëpër Shqipëri”.

“Më në fund ia dolëm të mbërrinim në vendin e bukurisë të rajonit, Syri i Kaltër, i cili ndodhet në një luginë të gjelbër. Këtu, ndodhej një burim që dilte nga një shkëmb karstik dhe derdhej në liqenin e tij me çdo variant të mundshëm të smeraldit”, shkruan ”The Guardian”.

Image result for shqiperia vend turistik"

Po ashtu, ky artikull vë në pah edhe tolerancën fetare në Shqipëri, si popull multietink dhe me harmoni ndërfetare.

“Berati ishte aty ku ne kuptuam se si Krishtërimi, Islamizmi, Bektashizmi dhe Judaizmi kanë bashkëjetuar në harmoni për shekuj me radhë në Shqipëri. Kjo tolerancë u ilustrua nga xhamia e sulltanit të shekullit XV, ende në përdorim, një xhami sufi, një muze i vogël hebre dhe një katedrale madhështore ortodokse”,

Deri në tri orë pritje për të hyrë në Merdare, tek Dheu i Bardhë kalueshmëria më e lehtë
Studimi i Atlantic Council: Rusia po ndërhyn në Ballkan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration