Thaçi për Guardianin: Marrëveshja me Serbinë e mundshme këtë vit, korrigjim të kufirit?
Rajoni dhe Politika

Thaçi për Guardianin: Marrëveshja me Serbinë e mundshme këtë vit, korrigjim të kufirit?

15.Apr.2019 10:26
0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për mediumin britanik 'Guardian' ka thënë se marrëveshja me Serbinë është e mundshme këtë vit. Por, ka potencuar që nuk do ta heq taksën e vendosur për mallrat serbe, që Serbia e përdor si arsye të pezullimit të dialogut me Kosovën.

Një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në një linjë me marrëveshjen historike mes Greqisë dhe Maqedonisë Veriore, ka mundësi që të ndodhë në vitin 2019, pavarësisht pengesave të rënda të krijuara muajt e fundit, ka thënë presidenti i Kosovës.

Serbia ka refuzuar ta njohë Kosovën si shtet të pavarur që prej shkëputjes së ish-krahinës së saj në vitin 2008 (bëhet fjalë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila në fakt është shkëputur nga Serbia, atëherë Jugosllavia e cunguar, që nga 12 qershori i vitit 1999 - v.j.), pas pothuajse një dekade nën administrimin ndërkombëtar dhe pas një lufte të përgjakshme në vitet 1998-99.

Lufta brutale e nxitur nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, la 10.000 shqiptarë etnikë të vdekur para se fushata e bombardimit 78-ditore e NATO-s të përfundojë konfliktin. Qindra serbë u vranë në këto sulme hakmarrëse.

“Ne duhet të ulemi madje edhe me armikun kryesor, por pa asnjë parakusht, në përpjekje për ta dëgjuar njëri tjetrin”, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për' Guardianin' para një konference në Berlin, më 29 prill.

Bisedimet mes dy vendeve janë pezulluar që nga nëntori, kur Kosova vuri tarifën 100% për mallrat nga Serbia. Thaçi ka thënë se nuk kanë plan për ta hequr tarifën, por theksoi nevojën për një progres të shpejtë.

Këmbëngulja ndërkombëtare dhe mesazhet e përziera ishin “krijimi i hapësirës për nacionalistët dhe populistët në të dyja anët e kufirit”, tha ai. “Shumë shpesh ajo bie tek egot e mëdha dhe përplasjet e personaliteteve, dhe ne dëgjojmë rrallë për parimet, standardet dhe vlerat”.

Thaçi tha se ka investuar tërë kapitalin politik që kishte ndërtuar për dy dekada, në suksesin e bisedimeve, dhe çmimi i dështimit të vazhdueshëm do të ishte në dëm të gjithë rajonit.

“Në rrethanat e tanishme, me gjithë këto tensione, nuk shoh arsye pse do të vijnë investitorët e huaj që të investojnë në rajonin tonë. Vetëm një marrëveshje paqësore do të sjellë prosperitet”, tha ai.

Statusi i tanishëm i Kosovës, ku është i njohur nga disa shtete të BE-së dhe nga disa jo, nënkupton se qytetarët e saj janë të vetmit evropianë në perëndim të Bjellorusisë që kërkojnë vizë për të udhëtuar në zonën Shengen. Këto kufizime nuk zbatohen diku tjetër në Ballkan. Një e treta e fuqisë punëtore të Kosovës janë të papunë.

Thaçi, ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili luftoi për pavarësi, fajësoi disa nga shtetet anëtare të BE-së për komplikimin e procesit, kundruall mënyrës se si Gjermania, ndryshe nga SHBA-ja, ka kundërshtuar aspektet e propozimeve të Thaçit, veçanërisht në atë që ai e ka përshkruar si “korrigjim kufitar”.

Ka pasur hapje të planeve jolegale për rajonin e banuar kryesisht me serbë në Kosovën e veriut, që rrethon Mitrovicën për t’u bashkuar me Serbinë, dhe Lugina e Preshevës e banuar kryesisht me shqiptarë të bashkohet me Kosovën. Në praktikë, rajoni i Kosovës veriore zbaton një formë të sovranitetit të dyfishtë, me ndikim nga Kosova dhe Serbia.

Thaçi ishte mbrojtës i idesë së shkëmbimit të territoreve, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga Gjermania, e cila frikësohet se mund të nxisë kërkesa të tjera për kufijtë e tjerë gjeografikë në Ballkan, duke përfshirë edhe pjesët e dominuara nga serbët e Bosnjës, që të riorganizohen në linja etnike.

SHBA-ja, me të cilën Thaçi është më i afërt, është me e hapur për planin.

Thaçi tha se “demarkacioni i kufirit” do të ishte pjesë e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohjen reciproke. Por, ai theksoi se “nuk mund të ketë kufij në linjat etnike. Është e pamundur. Si Kosova ashtu edhe Serbia, do të mbeten shtete multietnike”.

Në fund të vitit 2018, Kosova ka vënë taksën 100% për mallrat serbe dhe Serbia ka insistuar që kjo taksë të hiqet si kusht për fillimin e dialogut. Imponimi i marrëveshjes ka dërguar në dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave në veriun e Kosovës.

“Serbët e Kosovës janë tërhequr nga jeta politike në Kosovë, përfshirë policinë dhe gjyqësorin në veri të Kosovës”, si e citon 'Gardiani' të ketë thënë Thaçi.”Askush nuk ka përgjigje se si të lëvizet përpara, dhe viktimat më të mëdha janë kosovarët, dhe në veçanti, serbët e Kosovës”

Hahn flet për shkëmbimin e territoreve: Mund të diskutohet nëse duan…
Haradinaj: Nëse BE është për hapjen e çështjes së shqiptarëve në Ballkan, e hapim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration