Thaçi në Nju Jork takohet edhe me Erdoganin
Rajoni dhe Politika

Thaçi në Nju Jork takohet edhe me Erdoganin

11.Sep.2018 09:09
0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me delegacionin nga Kosova po qëndrojnë këto ditë në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë këtyre ditëve presidenti Thaçi është takuar me krerë të lartë të vendeve të ndryshme, ku edhe ka ndarë në rrjetin social Facebook detaje nga këto takime.

Mirëpo, takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti Thaçi nuk e ka bërë publik.

Agjencia turke Anadolu Agency, ka raportuar se Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Nju Jork është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Në takimin kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Tregtisë Ruhsar Pekcan, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, shefi për marrëdhënie me opinionin në Kabinetin e presidentit të Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëvendëskryetari i partisë AKP Cevdet Yilmaz.

Takimi, i mbyllur për media, është mbajtur në hotelin “Peninsula”.

Në Nju Jork u mbajt seanca e 73-të e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që njëherit është një rast për shumë takime bilaterale të liderëve botërorë në margjinat e kësaj ngjarje.

PVD vendosi që të merr pjesë në zgjedhjet për përbërjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Bursa në Shkup për studentët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration