Thaçi: Ka të interesuar të pengojnë procesin e arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë
Rajoni dhe Politika

Thaçi: Ka të interesuar të pengojnë procesin e arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë

08.Mar.2020 18:27
0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ka shumë interes nga disa njerëz për të penguar procesin e arritjes së një marrëveshje përfundimtare paqeje, midis Kosovës dhe Serbisë.

“Pra, më lejoni ta them përsëri, me zë të lartë dhe të qartë: Ne po flasim për përfundimin e një konflikti të vjetër shekullor, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, jetë më të mirë për qytetarët tanë, dhe njohje reciproke. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Në këtë drejtim ai ka thënë se përsëri, roli i SHBA-së është i domosdoshëm.

“Richard Grenell po bën një punë të shkëlqyeshme dhe ka mbështetje të plotë nga Matt Palmer. Faleminderit Donald Trump për angazhimin për të sjellë paqe në botë”, ka shkruar më tej presidenti Thaçi.

Postimi i plotë:

Ka shumë interes nga disa njerëz për të prishur procesin e arritjes së një marrëveshje përfundimtare paqeje midis Kosovës dhe Serbisë. Pra, më lejoni ta them përsëri, me zë të lartë dhe të qartë: Ne po flasim për përfundimin e një konflikti të vjetër shekullor, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, jetë më e mirë për qytetarët tanë, dhe njohje reciproke. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Përsëri, roli i SHBA është i domosdoshëm. Richard Grenell po bën një punë të shkëlqyeshme dhe ka mbështetje të plotë nga Matt Palmer. Faleminderit, Donald Trump për angazhimin për të sjellë paqe në botë.

Aktivitete në shërbim të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndëretnik në Bujanoc
Greqi: Konfirmohen 66 raste të koronavirusit të ri, mbyllen shkollat në Athinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration