Thaçi: I rrezikshëm takimi i së enjtes në Bruksel, është agjendë e Serbisë
Rajoni dhe Politika

Thaçi: I rrezikshëm takimi i së enjtes në Bruksel, është agjendë e Serbisë

16.Sep.2020 08:06
0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se rihapja e temës në Bruksel për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, është një kthim prapa për Kosovën.

Në një konferencë për mediat Thaçi ka thënë se takimi i së enjtes në Bruksel, ndërmjet delegacionit nga Kosova dhe Serbia, është i rrezikshëm dhe siç u shpreh ai, “është agjendë e Serbisë”.

“Rihapja e çështjes së asociacionit përsëri në Bruksel, pas një dekade është rikthim prapa për Kosovën. Është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e ‘Republikës Serbe në Kosovë’. Për diçka të tillë mendoj se Parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm. Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për asociacionin”, është shprehur Thaçi.

 

Thaçi tha se sa i takon krijimit të Asociacionit, gjithçka ka përfunduar në vitin 2013. Ai tha se edhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka sqaruar që gjithçka duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Në vitin 2015, Kosova dhe Serbia, arritën Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e këtij Asociacioni. Në tetor të po atij viti, kjo marrëveshje u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.e.su./

SHBA-ja nënshkruan letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë për të investuar në Autostradën e Paqes
Kosova kushtëzon Serbinë për Asociacionin: Zbatimi, pas njohjes reciproke
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration