Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Trupi dhe shëndeti

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

01.Oct.2019 14:48
0

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Çdo vit, kjo fushatë fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor. Fushata organizohet edhe për të mbledhur fonde për kërkime shkencore për zbulimin e shkaqeve, parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e këtij kanceri. Fushata gjithashtu ofron informacion dhe mbështetje për femrat që janë të prekura nga kanceri i gjirit.

Në vitin 1993, Fondacioni i kërkimeve mbi kancerin, themeloi fjongon rozë si simbol të kancerit të gjirit, edhe pse kjo nuk ishte hera e parë që kjo fjongo u përdor për të simbolizuar kancerin e gjirit. Që atëherë, fjongoja rozë u bё simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit tё gjirit dhe i mbështetjes sё personave qё e vuanin atё.

Çdo Tetor me qindra e mijëra produkte tё pajisura me fjongon rozё, apo tё ngjyrosura me rozё, shërbejnë si simbolikë dhe shiten me qëllim qё njё pjesё e vogёl e të ardhurave tё grumbulluara tё jepet si donacion pёr tё mbështetur kërkimet apo fushatat ndërgjegjësuese tё kancerit tё gjirit.

Policia greke godet rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri -Turqi
Telefoni Google Pixel së shpejti do të zbuloj nëse keni pësuar aksident me makinë, do të thërras urgjencën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration