Tesla pranë ndërtimit të makinave plotësisht autonome
Shkencë dhe teknologji

Tesla pranë ndërtimit të makinave plotësisht autonome

09.Jul.2020 18:22
0

Gjiganti Amerikan i makinave elektrike Tesla tha se është shumë pranë arritjes së nivelit 5 të autonomisë së drejtimit. Lajmin e dha vetë shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk. 

“Jam shumë konfident se niveli 5 ose e thënë ndryshe autonomia e plotë do të ndodhë dhe do të ndodhë më shpejtë sesa kemi menduar,” tha Musk.

“Kam besimin se funksionalitetet bazike të nivelit 5 do të mbërrijnë këtë vit.” 

Prodhuesit e makinave dhe kompanitë teknologjike përfshirë Alphabet Waymo dhe Uber Technologies po investojnë miliarda në industrinë e makinave autonome.

Por insajderët e industrisë kanë thënë se do të duhet kohë përpara se teknologjia të jetë e gatshme dhe të fitojë besimin e njerëzve. 

Tesla u bë pak ditë më parë prodhuesi i makinave me vlerën më të lartë në botë duke parakaluar edhe Toyotën. /PCWorld Albanian

Masa të reja për kryeqytetin Beograd, ndalohet tubimi i më shumë se 10 personave
Delegacioni i Kosovës pas takimit me Ragmi Mustafën në Këshillin Kombëtar Shqiptar (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration