Tekst nga një qytetar në Preshevë: Mungesa e spitalit për shqiptarët
Lokale

Tekst nga një qytetar në Preshevë: Mungesa e spitalit për shqiptarët

17.Dec.2020 09:07
0
Në mugesë të një spitali në këtë krahinë, qytetarët e këtyre tri komunave shpenzojnë afër (4) miljon euro në vit! .
 
Në mungesë të një spitali me kushte minimale në këto tri komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të gjithë banorët e këtyre fshatrave detyrohen që të sëmuarit e tyre për shërim t’i drejtohen disa spitaleve të Serbisë, si në Beograd , Nish , Leskoc, Surdolicë e Vranjë, po edhe në Kosovë: Gjilan, Prishtinë. Në Shqipëri: Tiranë. Në Maqedoni, Kumanovë e Shkup, madje edhe në Turqi: Ederne, Stamboll etj. SHTROHET PYTJA: SA VIZITA BËHEN NË DITË? DHE SA JANË SHPENZIMET E TYRE DITORE ?!
 
Sipas shikimeve të përditshme që sheh syri i një shqiptari, vetëm në këto 5 qendra spitalore të Serbisë, së paku bëhen 50 vizita, tek të afërmit e tyre të shtrirë për shërim në këto 5 qendra spitalore të Serbisë. Sipas parallogaritjes, 50 VIZITA, që më së paku një qytetar bën shpenzime minimale 100 euro, kjo i bie që në ditë Lugina të shpenzojë 5.000 euro gjatë ditës, dhe nëse llogarisim shpenzimet vjetore minmale i bie afër 2.000.000 mil. Euro , që derdhen rrugëve apo në arkat e spitaleve të Serbisë, pa i llogaritur shërbimet të tjerat mjekësore, kontrollimet spitalore,ordinacat e shumta private, rezonancat e ndryshme, e veçmas dorën e zezë e ryshfeteve e cila kap shifrën e dyfishtë më të madhe se gjitha shërbimet tjera mjoksore.
 
Kjo dot thotë: 2+2=4.000.000.oo euro në vit, por jo vetëm kaq! Sepse në disponimin e shqiptarëve të mjerë e të braktisur të kësaj ane, fal Zotit që kemi edhe 4 qendra spitalore të kësaj natyre, si ato në Gjilan, Prishtinë, Shkup e Tiranë, ku çdo ditë preshevasit shëtisin korridoreve dhe trokasin derën e tyre, duke kërkuar mjekun më të mirë për t’i ofruar ndihmën dhe shpëtuar jetët e të afërmit e tyre! Vall shtrohet pyetja për këto vizita ditore edhe në këto 4 qendra shtesë, sa do të ishin shpenzimet e këtyre hallexhive ? Përgjigja për këtë mbetet vetëm tek xhepat e të tyre të zbrazur! A i bie në mend dikujt të llogarit sesa do të ishte totali i shpenzimeve të qytetarve të kësaj krahine në këto qendra spitalore, duke i llogaritur edhe shpenzimet të tjera marramendëse në qendrat rehabilituese në Serbisë , Bullgari, Kosovë,Maqedoni e Shqipëri?
 
Po nëse llogarisim totalin e shpenzimeve e kësaj natyre vetëm në 17 vitet e pas luftës ,atëherë nga shqiptarët jetima të kësaj ane në llogaritë bankare të këtyre spitaleve të Serbisë, dhe në qendrat tjera janë derdhur dhjetra apo qindra, mil,euro! Ja ku qenka leverdia e qeverisë së Beogradit që Presheva mos të ketë sipital! Si duket mos ndërtimi i kësaj qendre pjesërisht po mbështetet edhe nga mos interesimi i dy Qeverive tona në Prishtinë e Tiranë, si dhe nga pushteti lokal në Preshevë e Bujanoc, por edhe në mas të madhe nga komercializimi i madh i mjekëve shqiptar, dhe serbë të kësaj natyre që nuk i konvenon, sepse domton interesin e tyre material, madje shumica prej tyre thirren kinse nuk ka kuadra për funksionimin normal te kësaj qendreje, madje sipas ketyre kjo ide sabotohet dhe duhet të hudhet poshtë.
 
Ndërsa hudhja poshtë e kësaj ideje është pengimi dhe bllokimi për mos ndërtimin e këtij spitali regjional është një diskriminim i 100.000 banorëve shqiptar të Luginë së Preshevës! I konvenon dikujt, apo nuk i konvenon kështu është më se e vërteta! Dhe krejtë në fund, ne përpiluesit e këtij ''propozimprojekti ideor''shpresojmë se ky propozim do të gjejë mbeshtetjen tek të gjithë banorët e Luginës së Preshevës si dhe tek tërë diaspora shqiptare, e në veçanti presim përkrahjen e të gjitha strukturave politike komunale në bashkëpunim me strukturat e bashkësisë lokale në Rahovicë qe bashkarisht të lëvizet në këtë drejtim.
 
Duke qenë gjithnjë të vetdijshëm se pa ndihmën e dy shteteve tona, Shqipëri- Kosovë, shqiptarët e kësaj krahine nuk munden t’i realizojnë projektet e këtilla, siç është ky një projekt madhor e jetik për ta vazhduar një jetë normale ashtu si të tjerët. E për këtë edhe kësaj radhe u bëjm thirrje dy qeverive Tiranë-Prishtinë, qeverisjeve lokale, Preshevë, Bujanoc, dhe të gjitha strukturave politike komunale, partive politike,Demokrat-Socialistë,Pozitë-Opozitë, të Majtë e të Djathtë t’i thoni PO këti, ''propozimprojekti ''për ndërtimin e kësaj qendre spitalore apo të kësaj klike regjionale për shërimin e mushkërive dhe rehabilitimin e sëmundejeve të tjera, këtu në Mirashec të Rahovicës! Dhe jo më në ''Surdulicën e mallkuar apo diku tjetër.!' .
 
Thënja e një PO-je, tuajën, e ndal dukshëm pastrimin etnike nga këto vendbanime dhe shtonë dashurinë e mbijetesës të pasardhsëve tanë! Faleminderit juve lexues të nderuar që gjetët kohë për ta lexuar këtë shkrim i cili sadopak ishte i mërzitëshëm për Ju, megjithatë JU tani kuptuat mjaft rreth këtij fillimi! Ndaj u kërkojë falje për këte, gjithënjë duke pritur edhe ide të reja, propozime sugjerime, përmes komenteve tuaja me përvojë profesionale të kësaj lëmie shëndetësore, me të cilat Ju edhe më shumë do të përforconi dhe mbështetni më fuqishëm idenë drejtë realizimit të këtij projekti jetik.! E,që në thashtë, dhe në dashtë ZOTI, që kjo të bëhet realitet dhe të jetë gjithënjë në shërbimin, dhe shpëtimin e të të gjithë banorëve të kësaj krahine! Përndryshe shumë shpejt edhe shqiptarëve të kësaj ane do t’ i përcillet fati i shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit! Ju përshëdesmi me një kërkim falje për lëshimet dhe gabimet e shumta dretshkrimore!
 
 
Ky tekst është shkruar nga Sadik Sadiku, Rahovicë-Preshevë dhe ishte publikuar edhe në vitin 2015. Qëndimet e tij janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërisht opinionin e redaksisë
 
 
 
Miratohet marrëveshja Shqipëri-Serbi, qarkullimi vetëm me letërnjoftim
107-vjeçarja që mposhti gripin spanjoll, kancerin dhe Covid-19 (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration