Teatri “Zihni Sako” në Bujanoc, Ismaili: Është hera e parë që kemi shfaqje në shkollat fillore
Lugina Kulturë

Teatri “Zihni Sako” në Bujanoc, Ismaili: Është hera e parë që kemi shfaqje në shkollat fillore

04.Oct.2019 15:00
0

Nën organizimin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc janë shfaqur disa shfaqje në shkollat fillore në komunën e Bujnaocit dhe një shfaqje teatrale për të rritur. 

Shfaqjet teatrale janë realizuar nga mysafirët gjirokastrit të Shqipërisë, pra teatri “Zihni Sako”. Sipas drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili është hera e parë që në komunën e Bujanocit ndodhë që shfaqet të jenë të pranishme edhe në shkolla fillore. “Ta them të drejtën është hera e parë që ndodhë në të gjitha shkollat fillore tija dërgojmë një shfaqje për fëmijë. Unë u ndjeva aq mirë, aq i emocionuar saqë pashë edhe veten aty si fëmijë tek nxënësit” – thekson Ismaili.   

“Kemi mysafir Teatrin e Gjirokastrës “Zihni Sako”, i cili ka ardhur me dy shfaqje për fëmijë dhe një shfaqje tragjiko – komedi për të rriturit. Shfaqja për të rritur është mbajtur ora 18:00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, ndërsa shfaqja për fëmijë është mbajtur në të gjitha shkollat fillore, do të thotë qendrat e shkollave fillore në komunën e Bujanocit.

 Për fat të keq nuk kemi mund ta dërgojmë edhe në malësi, por besoj se shfaqja e parë që do të bëhet herëve të tjera do të jetë në malësi.

 Ta them të drejtën është hera e parë që ndodhë në të gjitha shkollat fillore tija dërgojmë një shfaqje për fëmijë. Unë u ndjeva aq mirë, aq i emocionuar saqë pashë edhe veten aty si fëmijë tek nxënësit.

 Shfaqja do të mbahet në Preshevë dhe nesër shfaqja për fëmijë në Bilaç në ora 11” – deklaroi Ismaili.  Shfaqja teatrale është quajtur, “Fqinjët”, një tragjikomedi nga Ruzhdi Puluha e realizuar nga teatri “Zihni Cako” të Gjirokastrës së Shqipërisë.

 

PVD: Sqarime nga policia dhe administrata komunale në Preshevë
Kosnett: Emërimi i Grenellit emisar për dialogun tregon përkushtimin e SHBA-së për rajonin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration