Të përkulur mbi smartfone, studimi: Pasoja te të rinjtë, u sjell deformim të kafkës
Shkencë dhe teknologji

Të përkulur mbi smartfone, studimi: Pasoja te të rinjtë, u sjell deformim të kafkës

24.Jun.2019 11:09
0

Gjithmonë të përkulur mbi smartfonë? Epo kjo nuk vjen pa kosto për të rinjtë që e kalojnë masën e përdorimit të telefonit celular. Studiuesit e universitetit australian te Sunshine Coast, në Queensland e kane lidhur qëndrimin për një  kohë të gjatë me kokën në këtë pozicion, me zhvillimin e disa zgjatimeve të vogla kockore në bazën e kafkës.

 Ata shpjegojnë se fenomeni vihet re sidomos tek të rinjtë, ku dallohen këto si tip brirësh të vegjël, pasojë e varjes së zgjatur të kokës përpara për një përqendrimi më të madh tek ekrani i celularit. Pesha e koks rëndon tek muskujt e pjesës së pasme të qafës, një transferim ky që shkakton rritje tendinash e ligamentesh.

Në këtë mënyrë, lind kjo lloj “kalloje”, si përgjigje e presionit jo normal të ushtruar në zonë. Kam mbi 20 vjet doktor, dhe vetëm gjatë dhjetëvjeçarit të fundit kam zbuluar këtë karakteristikë të kafkës tek pacientët e mi, tha për BBC-ne David Shahar, pjesë e grupit të shkencëtareve australiane që hartuan studimin.

Raste të kësaj të ashtuquajture “anomali” janë pikasur që në vitet 1800, por ato kane qenë ekstremisht të rralla. Studiuesit sqarojnë se “ky zgjatim kockor”,  është më i shpeshtë tek të rinjtë: në një grup personash të moshave 18 deri ne 30 vjeç, të monitoruar prej tyre, atë rezultoi ta kishin një në katër vetë./Tch/

De Ligt, Pogba, Chiesa e CR7, Sarri ndryshon Juventusin
Daçiq: Serbia nuk mund ta njohë Kosovën në tërë territorin e saj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration